Një numër i madh i fëmijëve fillojnë që herët mësimin e gjuhëve të huaja, disa në kopsht e disa të tjerë edhe në shkollë.
Por, bazuar në disa studime, ka një kohë të duhur e cila preferohet të respektohet .
E kjo sepse truri i fëmijëve është si sfungjer dhe ata janë të aftë të mësojnë dhe të përthithin një informacion rreth 70% më shpejt sesa të rriturit. E mira është që fëmijët t’i mësojnë gjuhët e huaja në mënyrë spontane, me anë të lojës, pa presionin e të rriturve, sepse në të kundërt i gjithi ky proces mund të shoqërohet me efekte negative në nxënien e fëmijës.
Ekspertët theksojnë se fëmijët kanë aftësi të mësojnë gjuhë të huaja dhe me herët sesa kur fillojnë të shkojnë në shkollë.
Shumë studime psikologjike e mbështesin teorinë që gjuhët e huaja më mirë të fillohen të mësohen në shkollë fillorë dhe jo më herët, por gjithmonë duke e mbështetur edhe metodën spontane kur fëmijët përmes një anëtari të familjës, përmes lojës, përmes filmave të preferuar të mësojë shprehje pa presionin e prindërve apo kujdestarit.
Presioni apo ngarkesa e tepërt mund të ndikojë negativisht në mësimnxënje kur ai fillon shkollën.
Një fakt tjetër që duhet marrë seriozisht është që fëmijët patjetër duhet të mësojnë në tri vitet e para gjuhën e tyre amtare e cila flitet në shtëpi, dhe jo një gjuhë të huaj, sepse kjo patjetër që paraqet vështirësi dhe konfuzion për ta.
E nëse ju si prindër patjetër insistoni që fëmijët tuaj të flasin 2 e më shumë gjuhë, duhet pas shumë kujdes në metodologjinë që përdorni.
Jo duke ua obliguar por duke përdorur objekte, lojëra, këngë, filma të cilët shëndrrohen në përditshmërinë e tyre si pjesë e argëtimit./Familja Jonë