Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashme në fillim. Që të dyja vështirësojnë frymëmarrjen dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme. Por viruse të ndryshme shkaktojnë këto dy sëmundje.
Simptomat janë ato që ndihmojnë të dini dallimin midis tyre.
Si një i ftohtë ashtu edhe gripi kanë disa simptoma të zakonshme.
Bllokimi hundëve
Teshtima
Dhimbje trupi
Lodhje e përgjithshme
Si rregull, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e të ftohtit.
Një dallim tjetër mes tyre është sa serioze janë ato. Ftohjet rrallë shkaktojnë problem shëndetësore. Ndërsa, gripi mund të çojë në infeksione të sinusit dhe veshëve, pneumoni dhe sepsë.
Nëse mjeku juaj diagnostikon një të ftohtë, atëherë ju duhet të trajtoni simptomat tuaja derisa virusi të ketë kaluar. Këto trajtime mund të përfshijnë përdorimin e ilaçeve ose duke pushuar.
Cilat janë simptomat e gripit?
Këtu janë disa nga simptomat e zakonshme të gripit.
Ethet
Gripi pothuajse gjithmonë shkakton një rritje të temperaturës në trupin tuaj. Kjo njihet ndryshe edhe si ethe. Edhe pse alarmante, nuk është e pazakontë që fëmijët e vegjël të kenë ethe më të larta se sa të rriturit.
Kolla
Një kollë e thatë, e vazhdueshme është një simptomë e zakonshme që karakterizon gripin. Kollitja mund të përkeqësohet, duke u bërë e parehatshme dhe e dhimbshme. Kolla e gripit mund të zgjasë rreth dy javë.
Dhimbjet e muskujve
Këto dhimbje të muskujve të lidhura me gripin zakonisht prekin qafën tuaj, krahët dhe këmbët. Shpesh mund të jenë të rënda, duke vështirësuar lëvizjen.
Dhimbje koke
Simptoma e parë e gripit mund të jetë një dhimbje e rëndë koke.
Lodhja
Ndjenja e lodhjes është një simptomë jo aq e dukshme e gripit.
Sa kohë zgjatë gripi?
Shumica e njerëzve marrin veten nga gripi për rreth një javë. Por mund të duhen disa ditë të tjera për të ardhur në vete. Nuk është e pazakontë të ndiheni të lodhur për disa ditë pasi simptomat e gripit tuaj të kenë kaluar.
Është e rëndësishme që të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë kur vëreni simptomat e gripit.
Nëse veprimi i parë i juaji është të shkoni në farmaci dhe të blini ilaçe, studimi më i ri sugjeron diçka tjetër.
Në mënyrë që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.
Një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale, provoi se njerëzit që flenë gjumë gjatë kohës që janë të sëmurë ndiheshin më mirë.
Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë./Familja Jonë