Shkencëtarët, kanë gjetur një lidhje në mes të antibiotikëve dhe rrezikut nga sëmundja e Parkinsonit.
Ata besojnë se lidhja mund të jetë në ndikimin që kanë këto ilace në mikrobet e zorrëve.
Gjetjet sugjerojnë gjithashtu se deir në 15 vjet mund të kalojnë midis përdorimit të rregullt të antibiotikëve dhe simptomave të para të sëmundjes Parkinson.
Ky studim i kryer nga hulumtuesit e Helsinki Univeristy Hospital në Finlandë, është publikuar në gazetën Movemend Disorders.
Shkencëtarët, thonë se pacientët që kanë sëmundjen e Parkinsonit, një prej simptomave të para që kishin në fillim të sëmundjes, ishin me mikrobet e zorrëve – e kjo ndodhte pa ndonjë arsye konkrete. Në fazë më të vonshme, tek këta pacientë sipas shkencëtarëve filluan e u paraqiten simptomat e Parkinsonit.
Hulumtuesit, thonë që personat që kanë probleme me zorrë për shkak të antibiotikëve, kanë më shumë rrezik të preken nga sëmundja e Parkinsonit./Familja Jone