Kur jeni në një lidhje dashurie por nuk jeni të lumtur, atëherë ndiheni në stres tërë kohën. Madje, hulumtimet tregojnë që kjo gjendje mund të shkaktojë edhe depresion.
Sidoqoftë, për shumë persona ndarja është shumë e vështirë prandaj e vazhdojnë lidhjen duke tentuar që t’i zgjidhin problemet. Ka shumë arsye pse ciftet e palumtura vazhdojnë të jenë të lidhur, ndonëse më nuk ka as dashuri!
Vetëbesimi i ulët – ndikon për të keq në një lidhje. Psikologët argumentojnë që kur njëri nga partnerët ka vetëbesim të ulët, edhe pret që të trajtohet jo dinjëtetshëm. Këta persona sipas eksertëve, besojnë që nuk e meritojnë dashurinë.
Ja disa këshilla se si të largoheni nga një lidhje toksike dhe ta shtoni vetëbesimin: Investoni në vete, falni veten dhe kujtoja vetes gjërat e mira.
Mosha – ekziston ende një steriotip në shoqëri që pas një moshe të caktuar më nuk mund askush të rigjejë veten. Shumë persona vendosin që të qëndrojnë në një lidhje të palumtur, për shkak të frikës nga vetmia.
Paratë – ndonjëherë njëri partner është i varur financiarisht nga tjetri, e për këtë arsye nuk mund as të ndahen. Psikologët thonë që kur jeni të pavarur ekonomikisht, do të jenë në gjendje për tu larguar nga një lidhje toksike.
Presioni social – është shumë i fuqishëm sidomos tek gratë. Ekspertët rekomandojnë që gjithomnë ta keni veten në rend të parë, e më pas mendimet e të tjerëve/Familja Jone