Për shumë cifte, lidhja emocionale dhe intimiteti seksual janë të lidhura ngushtë, prandaj nëse njëra nuk shkon, prish edhe tjetrën.
Sipas terapistes së seksit, Laurie J.Watson, për disa persona dëshira për të pasur seks vjen nga lidhja emocionale. Për të tjerët, sipas saj seksi e sjellë lidhjen emocionale.
Kjo gjë sipas Watson, ndodhë për shkak të shumë rrethanave të ndryshme.
Ajo argumenton që në një lidhje zakonisht njëri partner është iniciatori për të kryer marrëdhënie seksuale e kjo varet nga: tradita, kultura, gjinia, afeksioni etj.
Hulumtimet tregojnë që pavarësisht që njëri partner e bën iniciativën për seks, përgjigja pozitive prej tjetrit partner ndikon në lumturinë e atij cifti.
Terapistja e seksit, Watson, argumenton që secili partner që e bën iniciativën e parë për të kryer seks, pret që të ketë përgjigje pozitive, por ndonjëherë përgjigja mund të mos jetë ajo që dëshiron.
Ajo thotë që për të mos e lënduar partnerin kur ju nuk jeni në humor për të kryer seks, është mirë që të jeni të drejtpërdrejtë dhe të mos nxjerrni justifikime. Watson thotë që sinqeriteti edhe në raport me seksin, e bën një lidhje edhe më të shëndetshme./Familja Jone