Gjumi i mirë ndikon jashtëzakonisht mirë tek foshnjet. Gjumi ndikon në zhvillimin e trurit, kurse mungesa e tij në vështirësi në të vogël e në hiperaktivitet.
Janë disa gabime që i bëjnë prindërit kur bie fjala tek gjumi i foshnjeve.
Nuk kanë një rutinë gjumi – kjo është esenciale për fëmijën. Rutina i ndihmon ata që të ndihen të qetë dhe të flenë më shpejtë. Është mirë që pavarësisht aktivitetit, ta dërgoni të flejë çdo ditë në të njëjtën kohë, pasi edhe vetë fëmija e di që ajo është koha e gjumit.
Nuk anë aktiv në kohën kur fëmija është zgjuar – fëmijët janë njëjtë si të rriturit – sa më të zënë që jemi gjatë ditës, aq më të lodhur ndjehemi. Prandaj gjatë orëve sa foshnja juaj është zgjuar, mundohuni që të ketë sa më shumë aktivitete.
E lini dritën e dhomës ndezur – kjo është totalisht gabim. Kur një dhomë është e errët, ka një efekt qetësie tek foshnjë\et dhe e shtyn trupin të prodhojë më shumë melatoninë – hormon që ndihmon rregullimin e gjumit./Familja Jone