Infertiliteti është mos arritja e të mbeturit shtatzënë pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura. Kur kjo vjen si pasojë e problemeve që lidhen me parametrat e spermogramës (analizës së spermës) së bashkëshortit atëherë këtij termi i referohemi si infertilitet mashkullor.
Nuk ka simptoma të dukshme që lidhen me infertilitetin mashkullor. E vetmja simptomë që dallohet është mos ardhja e një shtatzënie. Prandaj, në këso raste duhet që çifti t’i drejtohet mjekut specialist.
Ekspertët kanë arritur në përfundim se ushqimi mund të ndikojë në pjellorinë e meshkujve. Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash mund të dëmtojë cilësinë e spermës.
Një studim danez ka bërë të ditur se efekti negativ në spermë ka të bëjë me uljen e përqendrimit të spermatozoidëve, ndryshimin e morfologjisë së tyre dhe reduktimin e lëvizshmërisë.
Kështu, ushqimet e ngopura me yndyrna, siç janë fast food, shihen si “fajtorë” edhe për uljen e fertilitetit, krahas efekteve të tjera negative si obeziteti, tensioni i lartë i gjakut apo sëmundjet kardiovaskulare./Familja Jonë