Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Pejës pajiset me aparaturë moderne për gastroskopi dhe kolonoskopi


Në kuadër të programit për pajisje medicinale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me aparaturë të re moderne për gastroskopi dhe kolonoskopi, me vlerë prej 53,300 euro.

Kjo pajisje do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve diagnostikuese dhe trajtuese, duke përmirësuar efikasitetin dhe saktësinë në identifikimin e sëmundjeve gastrointestinale. Gjithashtu, pritet që me këtë investim të rritet edhe numri i pacientëve të trajtuar në këtë spital, duke ofruar një kujdes më të mirë dhe më të shpejtë për qytetarët.

ShSKUK thekson se mbetet e përkushtuar për të përmirësuar vazhdimisht kushtet në institucionet shëndetësore dhe për të garantuar shërbime cilësore për të gjithë pacientët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë