Mar, Qer 16, 2026
Banner Top
Banner Top

Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar me sukses 21 operacione.

Sipas raportit të spitalit, dje janë kryer 462 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 44 pacientë të rinj, transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht në spital janë të shtrirë 191 pacientë.

Në laborator janë realizuar 265 analiza vetëm gjatë ditës së djeshme, me një total prej 3,127 analizash të kryera deri tani.

Në repartin e lindjeve janë regjistruar 4 lindje, prej të cilave 1 djalë dhe 3 vajza.

Shërbimi i dializës ka ofruar 39 trajtime, ndërsa në radiologji janë kryer 111 rëntgen, 64 ultra zëra dhe 19 skanime CT.

Po ashtu, janë dhënë 59 shërbime fiziatrike për pacientët në nevojë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë