Mar, Qer 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Ngrihet aktakuzë ndaj Xhevat Krasniqit, i denoncuar për ngacmim seksual nga studentet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër profesorit universitar, Xhevat Krasniqi, lidhur me denoncimet ndaj tij nga disa studente për ngacmim seksual, kanë konfirmuar burime brenda prokurorisë.

KOHA pati raportuar fillimisht dhe më pas në vazhdimësi për denoncimin e 27 studenteve për ngacmim seksual ndaj Krasniqit. Pas raportimit të KOHËS, para Rektoratit ishin mbajtur protesta disa herë me kërkesën për përjashtimin e profesorit dhe dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit të Etikës që e trajtuan rastin.

27 studentet e Fakultetit të Mjekësisë në denoncimin e tyre kanë thënë se profesori Krasniqi u ishte drejtuar me sjellje joprofesionale e me komente për pamjet e tyre fizike gjatë vitit 2023.

Krasniqi ishte pezulluar nga pozita e profesorit me rekomandim të Këshillit të Etikës, i cili pati thënë se vendimi do të qëndronte deri sa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë