Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndiheni të lodhur vazhdimisht? Këto janë arsyet

Nëse u bë kohë që ndiheni vazhdimisht të lodhur, pikë së pari duhet të ndaloni së justifikuari veten dhe të përpiqeni të zbuloni se ku qëndron problemi.

Nuk është një gjendje normale (tjetër gjë nëse jeni zgjuar herët ose e keni gdhirë gjithë natën), ndaj duhet gjetur shkaktari!

Me shumë mundësi ju po vuani nga:

Anemia

Anemia nënkupton një prodhim të ulët të qelizave të kuqe të gjakut, gjë që i privon indet nga furnizimi me oksigjen duke ju lënë gjatë gjithë kohës të lodhur, të përgjumur dhe fare pa energji.

Simptoma të tjera janë:

  • Lëkurë e zbehtë
  • Vështirësi në frymëmarrje

Diabeti

Diabeti shkaktohet në momentin kur trupi nis dhe e përdor insulinën në mënyrë të gabuar ose prodhon sasi të pamjaftueshme të saj. Kështu, niveli i sheqerit në gjak rritet, gjë që sjell lodhje sistematike.

Simptoma të tjera janë:

  • Etje
  • Urinim i shpeshtë
  • Lëkurë e thatë
  • Humbje në peshë

Celiakia (Celiac)

Sëmundja në fjalë shkaktohet nga reagimi jonormal i trupit ndaj glutenit. Nëse nuk ndiheni aspak mirë pas ngrënies së bukës, biskotave, makaronave etj (pa fuqi) mund të keni të bëni me këtë rast.

Simptoma të tjera janë:

  • Rënie në peshë
  • Diarre

Sindroma e lodhjes kronike 

Nëse kjo gjendje rraskapitjeje vazhdon edhe për 3- 4 muajt në vazhdim, shkak mund të jetë një virus ose eksperiencë traumatike që ju mban gjithë kohës të përgjumur dhe pa energji.

Simptoma të tjera janë:

  • Dhimbje koke
  • Dhimbje muskujsh
  • Mungesë përqëndrimi

Apnea

Apnea është një gjendje  gjatë së cilës bllokohen rrugët e frymëmarrjes (në kohën që ju flini) duke e ndaluar frymëmarrjen deri në 20 sekonda brenda qindra herëve në një natë të vetme. Pavarësisht se të nesërmen nuk do mbani mend asgjë, rënia e cilësisë së gjumit sjell lodhje gjatë gjithë ditës.

Simptoma të tjera janë:

  • Gërhitja
  • Frymëmarrje shushuritëse

Sindroma e këmbëve

Kjo gjendje e sistemit nervor shkakton lëvizje të këmbëve gjatë gjumit, në mënyrë të vazhdueshme dhe krejt të pavullnetshme. Të nesërmen, pas gjithë energjisë së harxhuar, ndjeni (me të drejtë) shumë lodhje.

Simptoma të tjera janë:

  • Ndjesi shpimi në këmbë dhe krahë
  • Dhimbje këmbësh dhe krahësh./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë