Mar, Qer 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Dr. Arbër Shehu zgjedhet Anëtar Nderi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka zgjedhur Dr. Arbër Shehun si Anëtar Nderi të saj.

Me anë të një njoftimit, PRAK ka thënë se kuvendi i shoqatës ka zgjedhur Dr. Arbër Shehun si Anëtar Nderi të saj.

“Dr. Shehu është një emër i njohur në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër kancerit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor global. Si Drejtor Mjekësor në AstraZeneca, ai ka ndihmuar në zhvillimin e terapive të reja për pacientët me kancer të mushkërive. Përveç kësaj, puna e tij kërkimore në Johns Hopkins gjatë pandemisë COVID-19 ka ndikuar drejtpërdrejt në politikat shëndetësore të CDC dhe Shtëpisë së Bardhë”, potencohet tutje në deklaratë.

Ndër të tjera, PRAK ka vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm të Dr. Shehut për inovacionin në shëndetësi dhe përmirësimin e të drejtave të pacientëve, duke e vlerësuar atë si një aset të çmuar për misionin dhe vizionin e shoqatës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë