Mër, Qer 17, 2026
Banner Top
Banner Top

Sot, më 4 shkurt, shënohet Dita Botërore e Kancerit, një ditë globale dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit mbi kancerin dhe inkurajimit të veprimeve për parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të tij.

Motoja e këtij viti, “Të bashkuar nga e veçanta”, thekson rëndësinë e veprimeve të përbashkëta për të luftuar këtë sëmundje.

Kanceri vazhdon të jetë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve në botë, duke shkaktuar më shumë se 10 milionë vdekje çdo vit. Në Evropë, kanceri përbën 23% të rasteve globale dhe 20% të vdekjeve nga kanceri.

Edhe në Kosovë, ky problem është gjithashtu i dukshëm, me rreth 2,000 raste të reja çdo vit. Gratë janë më të prekurat nga kanceri i gjirit, ndërsa meshkujt nga kanceri i mushkërive. Problemet kryesore mbeten diagnostikimi i vonuar dhe mungesa e programeve të skriningut, si dhe ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm për rrezikun që paraqet kanceri.

Megjithatë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt parandalimit të kancerit, duke përfshirë vaksinimin kundër HPV në kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe zhvillimin e protokolleve klinike për trajtimin e kancerit.

Në Kosovë, qëllimet për të ardhmen përfshijnë: zgjerimin e programeve të skriningut për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës, përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Dita Botërore e Kancerit është një mundësi për të nxitur një angazhim të përbashkët, duke mbështetur masat parandaluese dhe përmirësimin e trajtimeve dhe shërbimeve shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë