Enj, Dhj 5, 2024
Banner Top
Banner Top

Anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm, Elvir Azizi, kanë pritur në takim pune, Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Sefedin Muçaj, i cili shoqërohej nga prodekanët dhe bashkëpunëtorët.

Në fokus të takimit ishte formimi i grupit punues ndërmjet ShSKUK-së dhe Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, i cili grup do të vendosë linjat e bashkëpunimit dypalësh.

Dren Boshnjaku, kryesues i Bordit Drejtues në ShSKUK, tha se me qëllim që bashkëpunimi dypalësh të jetësohet, e që është edhe obligim ligjor dhe statutor, është vendosur që të krijohet një grup i përbashkët punues i cili do të vendosë linjat e bashkëpunimit.

Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, e mbështeti formimin e grupit punues, në mënyrë që bashkëpunimi të jetësohet edhe praktikisht, e që do të jetë në të mirë të dy palëve.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Sefedin Muçaj, theksoi se bashkëpunimi dhe formimi i grupit punues do të ndihmojë dhe forcojë pjesën arsimore, atë shëndetsore dhe kërkimore-shkencore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë