Enj, Dhj 5, 2024
Banner Top
Banner Top

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e objektit të ri për Klinikën e Hematologjisë-Nefrologjisë, është bllokuar përkohësisht rruga në afërsi.

QKUK-ja ka rekomanduar shfrytëzimin e rrugëve të tjera alternative.

“Bllokimi është bërë për shkak të sigurisë së kalimtarëve që  lëvizin në këtë rrugë, meqë një kran nga kompania punëkryse ka pasur lëvizje, e që potencialisht mund të paraqes rrezik”.

“Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka asistuar në këtë process”.

QKUK-ja njofton se rruga do të lirohet sapo të vlerësohet se nuk paraqet rrezik për kalimtarët dhe makinat që kalojnë në atë pjesë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë