Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare.
Sipas Klan Macedonia, gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjike të Shkupit.
Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni të Veriut.
Sipas informacioneve të deritashme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës “In vitro”.
Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev.