Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çajet që mund të ndikojnë në humbjen e peshës

Ndërkohë që shumë njerëz kanë probleme me menaxhimin apo humbjen e peshës së tepërt, ka disa mënyra të shëndetshme për ta arritur këtë gjë.

India.com ka shkruar për çajet që mund të ndikojnë në humbjen e peshës së tepërt trupore.

Çaji i bardhë, pasi është shumë pak i përpunuar, ndihmon në shpërbërjen e qelizave të dhjamit të tepërt duke parandaluar formimin e ri të tyre.

Çaji i gjetheve të mentës ndihmon organizmin të bëjë më mirë tretjen e ushqimit, rregullon apetitin dhe djeg kaloritë.

Çaji i rrënjës së xhinxherit, është çaj termogjenik i cili rrit shpejtësinë e metabolizmit dhe ndihmon në djegien e dhjamit të tepërt.

Çaji matcha, i cili është formë e koncentruar e çajit të gjelbër, përmban shumë veti ani-dhjamosje, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e peshës trupore.

Çaji i gjelbër, i cili është i pasur me shumë antioksidantë, rregullon metabolizmin dhe nxit organizmin të djegë kaloritë e tepërta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë