Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihuni e “Mbretin e Frutave” – Plot Vlera Shëndetësore

Mangot njihen ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, Mangot kanë një shije dhe aromë unike. Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me rradhë, mangot janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre. Popullariteti i mangos është rritur ndjeshëm dhe si rrjedhojë shijen e mangos e gjejmë në shumë produkte ushqimore të konsumimit të përditshëm.

Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.
Në Tregun Agro-Ushqimor të Tiranës një kilogram Mango kushton 450 lekë. Mangot në vendin tonë importohen kryesisht nga Greqia.

Origjina e Mangos

Mango ka rrënjët e saj në Azi, veçanërisht në Burma dhe Indinë lindore. Ajo u rrit atje plot 4000 vjet më parë. Me kalimin e viteve, Mango nisi të kultivohej në Malajzi, Afrikë dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas traditave indiane, mango simbolizon jetën (në fakt mango është fruti kombëtar i Indisë) dhe përdoret në çdo ritual të shenjtë. Gjethet e mangos përdoren në festivale dhe dasma. Në ditët e sotme, India është prodhuesi më i madh i mangrove në botë, ndjekur nga Tailanda, Kina, Brazili dhe Meksika.

Vlerat shëndetësore të Mangos

Mangot kanë një nivel të ulët të yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sodiumit. Ato janë një burim i jashtëzkonshëm i fibrave dhe vitaminës B6, vitaminës A dhe vitaminës C. Mangot janë gjithashtu të pasur me minerale si potas, magnez dhe bakër, por edhe me antioksidantë të fuqishëm që neutralizojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës, plakjen e parakohshme, kancer dhe sëmundje të tjera.
Në Kinë, vendasit pregatisin një tonik me lëng mango që përdoret kundër anemisë, kollës, të vjellave, temperaturës dhe tretjes jot ë mirë.
Siç e thamë edhe më lart, mangot kanë shumë vitamina dhe minerale e si rrjedhojë konsiderohen kura natyrale për pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Vitamina E që gjendet tek Mangot mund t’ju përmirësojë jetën seksuale duke ndikuar pozitivisht tek hormonet.

Mangot kanë fibër që ul kolesterolin në gjak por edhe parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës. Studime Evropiane kanë arritur në konkluzionin që konsumimi i rregullt i mangos ul rrezikun e kancerit në traktin gastrointestinal. Nga ana tjetër konsumimi i mangos të bën të shtosh në peshë. 150 gram mango përmbajnë 86 kalori që përthithen mjaft shpejt nga trupi. Nëse disa prej jush po përpiqen të shtojnë në peshë, atëherë hani mango rregullisht. Qumështi me mango, një përzierje natyrale është fantastik për të përshpejtuar proçesin e shtimit në peshë, sepse jo vetëm që janë të shijshme por edhe plot kalori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë