Konsumi i lëngut të kockave fal shumë të mira për organizmin.
Ai mund të ndihmojë me përmirësimin e shëndetit të zorrëve por edhe në marrjen e kolagjenit dhe në forcimin e imunitetit.
Prandaj kjo është një recetë sa e veçantë por edhe e shëndetshme për një mëngjes të pasur me vlera.
Përgatitja e kësaj pjate në shtëpi është mjaft e lehtë pasi të keni në gjendje të gjithë përbërësit.
Për të gjetur kocka, mjafton të shkoni tek kasapi juaj ose të ripërdorni kockat nga pjatat e tjera që keni gatuar, si për shembull pula e pjekur.
Vetëm nga një gotë me këtë lëng do të merrni 10 gram proteina dhe nëse shtoni edhe farat e lirit ose vezën, ju mund të merrni 28 gram proteina për tas.
Dhe sigursh që nëse dëshironi, mund të shtoni perimet tuaja të preferuara.
Ndiqni më poshtë recetën.
Përbërësit:
- 3 lugë gjelle miell
- 1 lugë gjelle me fara liri
- 1 lugë gjelle me djathë parmixhano
- 2 kokrra vezë
- 250 ml lëng kockash
- 1/8 lugë çaji spec i kuq
- 1/8 lugë çaji pluhur qepe
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper për shije
Përgatitja:
Shtoni në një tas 3 lgj miell, 1 lgj fara liri, 1 lgj dhjathë,1 kokërr vezë dhe përziejini mirë.
Vendoseni masën në mikrovalë ose në furrë për afërshisht 1 minutë e 30 sekonda ose derisa masa të mpikset mirë.
Në një tenxhere ngrohni lëngun e kockave së bashku me erëzat dhe lëreni në zjarr mesatar me kripë dhe piper derisa të marrë valë.
Pasi të ziejnë, zvogëloni nxehtësinë në minimum.
Thyeni vezën në një tas të vogël dhe ndërkohë përzieni lëngun e kockave derisa të krijohet një vorbull dhe në të hidhni vezën.
Gatuajeni vezën për 2-3 minuta derisa e bardha e vezës të jetë pjesërisht e ngurtë.
Vendoseni masën e mpiksur në një pjatë të thellë dhe shtoni sipër vaj ulliri.
Me ndihmën e një luge, hiqni vezën dhe vendoseni sipër masës së pjekur.
Hidhni lëngun e ngrohtë të kockave në pjatë e në fund shtoni majdanoz dhe piper për shije. Shërbejeni menjëherë.