Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Mushkërive

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Mushkërive është një iniciativë globale e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për këtë sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Për këtë vit, motoja e këtij muaji është: “Së bashku më të fortë: Të bashkuar për ndërgjegjësimin për kancerin e mushkërive!”

Ky muaj mbështetet nga organizata shëndetësore dhe institucione ndërkombëtare ,dhe ka si qëllim të edukojë popullatën për faktorët e rrezikut dhe masat parandaluese të mundshme ndaj kancerit të mushkërive.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën , me 2.21 milionë raste të reja dhe 1.80 milionë vdekje në vitin 2020, sipas OBSH-së, ndërsa duhani mbetet faktori kryesor i rrezikut, përveç faktorëve të tjerë gjenetikë dhe mjedisorë që kontribuojnë në shfaqjen e tij.

Le të bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të shpërndarë informacion të rëndësishëm, që mund të shpëtojë jetë. Krijimi i një ndryshimi të qëndrueshëm fillon me çdo individ, dhe secili mund të luajë një rol në përballjen me këtë sëmundje të rëndë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë