Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Intervistë: Dr. Betim Merdiu – Anestezioni i përgjithshëm

Rëndësia e anestezisë është e jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë, duke qenë një nga elementët kryesorë që mundëson zhvillimin e shumë procedurave kirurgjikale dhe mjekësore.

Në këtë intervistë për portalin FamiljaJonë, anesteziologu Dr. Betim Merdiu, ofron informata të detajuara rreth anestezisë së përgjithme, fazave, rreziqeve kryesore, monitorimit, efekteve anësore si dhe shumë informata të tjera.

Dr. Merdiu gjithashtu thekson edhe procedurat të cilat i kalon një pacient pas kryerjes së anestezisë së përgjtihshme.

INTERVISTA E PLOTË

  1. Çka është anestezia e përgjithshme?

Anestezia e përgjithshme është një procedurë mjekësore që përdoret për të shkaktuar humbje të ndërgjegjes dhe të vetëdijes gjatë operacioneve ose procedurave mjekësore. Ajo arrihet përmes administrimit të medikamenteve që prekin në sistemin nervor qendror, duke relaksuar muskujt dhe duke siguruar një gjendje të qëndrueshme.

Anestezia e përgjithshme është e nevojshme për të eliminuar dhimbjen ose të pakëndshmen që pacienti mund të do të ndiej në vetëdije gjatë të procedurës. Në përfundimin e procedurës, pacienti zgjohet gradualisht, zakonisht pa siguri përmes gjithë anestezisë. Siguria e procedurës anestezike kërkon monitorimin të vazhdueshëm nga Anestezologët.

2. Cilat janë llojet e anestezisë?

Ekzistojnë disa lloje të anestizisë dhe ato përfshijnë:

a) Anestezia e përgjithshme

Përdoret kur është e nevojshme që pacienti të humbasë tërësisht vetëdijen dhe të mos ndjejë dhimbje.
b) Anestezia lokale

Përdoret për operacione të vogla për një zonë të kufizuar të trupit.

c) Anestezia rajonale:
Përdorin bllokimin e dhimbjes në një pjesë të trupit (p.sh. epidurale, spinale). Pacienti është i vetëdijshëm, por nuk ndjen dhimbje.

d) Sedimi dhe anestezia e thellë:
Përdoret për qetësimin e pacientit gjatë procedurave që nuk kërkojnë anestezi të plotë.

e) Përshtatja e dozës:
Doza e anestezisë përshtatet në bazë të rrahjeve të zemrës, oksigjenimit, tensionit arterial, dhe parametrave të tjerë.

3. Cilat janë fazat kryesore të një procedure anestezie të përgjithshme?

Fazat kryesore gjatë një procedure të anestezisë së përgjithshme janë:

  1. Faza e vlerësimit dhe përgatitjes (pre-operacionale):
    • Vlerësimi mjekësor: Mjeku anestezist vlerëson historinë mjekësore të pacientit, përfshirë sëmundjet kronike, alergjitë, ilaçet që merr pacienti dhe mundësinë për të parashikuar ndonjë anestezi ose ndonjë reagim të mundshëm.
    • Testet laboratorike: Mund të kërkohen analizat e gjakut, ekografit ose teste të tjera për të siguruar që pacienti është në gjendje të përshtatshme për anestezi.
    • Përgatitja fizike: Pacienti mund të kërkohet të ndalojë ushqyen dhe pijen për disa orë para operacionit për të ulur rrezikun e aspiracionit të ushqimeve ose lëngjeve në mushkëri gjatë anestezisë.
  2. Faza e induksionit (Fillimi i anestezisë):
    • Administrimi i ilaceve
    • Përgatitja për intubim: mjeku anesteziolog mund të vendosë një tub endotrakeal në trakea të frymëmarrjes për të siguruar oksigjenimin e pacientit gjatë operacionit.
    • Përmirësimi i qarkullimit dhe funksioneve trupore
  3. Faza e mirëmbajtjes gjatë operacionit:
    • Mbajtja e anestezisë
    • Monitorimi i parametrave jetësorë
  4. Faza e zgjimit (Post-operacionale):
    • Ndërprerja e anestezisë
    • Monitorimi i përndeshjes së rikuperimit
    • Kujdesi pas operacionit
  5. Faza e vlerësimit post-operacionale:
    • Vlerësimi i efektivitetit të anestezisë diskutohet çdo ngjarje e papritur që mund të ketë ndodhur gjatë operacionit.
    • Informimi i pacientit pas operacionit për periudhën e rikuperimit.

4. Cilat janë rreziqet kryesore të lidhura me anestezinë e përgjithshme dhe si minimizohen ato gjatë një procedure?

Si çdo procedurë mjekësore, edhe anestezioni i përgjithshëm ka rreziqet e veta. Disa nga rreziqet kryesore të lidhura me anestezionin e përgjithshëm dhe mënyrat e minimizimit janë:

  • Reagimet alergjike ndaj ilaçeve të anestezisë:

Minimizimi: Para anestezisë, duhet të informohet mjeku anesteziolog për ndonjë histori alergjike.

  • Aspirimi i përmbajtjes gastrike:

Minimizimi: Pacienti zakonisht këshillohet të ndalojë së ngrëni për disa orë para operacionit.

  • Problemet kardiovaskulare (si trajtja e paqëndrueshme e zemrës):

Minimizimi: Monitorimi i rritjes së parametrave kardiovaskularë dhe përdorimi i barnave për të ruajtur stabilitetin.

  • Dëmtimi i organeve ose i indeve të buta të fytyrës:

Minimizimi: Teknikë e kujdesshme intubacioni dhe përdorimi i pajisjeve të përshtatshme.

  • Komplikimet neurologjike:

Minimizimi: Përdorimi i barnave të kontrolluara dhe adekuate.

  • Rreziku i infeksionit:

Minimimi: përdorimi i teknikave sterile dhe administrimi i antibiotikëve profilaktikë.

  • Insuficienca respiratore pas anestezisë:

Minimizii: monitorimi i frymës pas anestezisë dhe administrimi i oksigjenit post-operatore.

  • Hipotensioni malinj:

Minimizimi: përdorimi i barnave të sigurta anestezike

5. Cilat janë disa faktorë që mund të rrisin rrezikun gjatë anestezionit të përgjithshëm?

Problemet e zemrës dhe sistemi kardiovaskular:
a) Sëmundjet e zemrës rrezikun e komplikacioneve gjatë dhe pas Anesteziuesit të përgjithshëm.
b) Hipertensioni → mund të shtojë rrezikun për komplikime.

Problemet e Mushkërive dhe frymëmarrjes:
a)Astma, Bronchiti kronik dhe SPOK mund të shkaktojnë komplikime gjatë anestezisë.
b) Apnea e gjumit → është një tjetër faktor rreziku.

Sëmundjet e Mëlçisë dhe Veshkave:

a) Insufi. Hepatike dhe Insufi. renale → ndikojnë në grumbullimin e anestezikëve në trup, duke shtuar mundësitë për ndërlikime.
b) Cirroza dhe hepatiti kronik → rrezik për koma hepato-renale.

Sëmundjet Neurologjike:
a) ICV, Sëmundje Neurodegjenerative (p.sh. Alzheimer, Parkinson dhe Epilepsia) → kanë rrezik të shtuar për komplikacione nga Anestezia e përgjithshme.

Reaksionet alergjike ndaj barnave → problem në frymëmarrje.

6. Si monitorohet pacienti gjatë anestezisë për të siguruar që gjendja e tij të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt?

Anesteziologët i monitorojnë me kujdes pacientët për të minimizuar këto rreziqe dhe për të siguruar një procedurë sa më të sigurt përmes përdorimit të pajisjeve për monitorimin e thellësisë së anestezisë (p.sh. EEG) ose pajisje për aktivitetin elektrik të trurit.

Monitorimi i pacientit gjatë anestezisë është proces kritik dhe lidhet me pacientët, duhet të jetë i sigurt dhe pa ndërlikime gjatë gjithë procedurës:

a) Monitorimi i funksionit kardiovaskular:

  • Tensioni i gjakut
  • Rrahjet e zemrës
  • Saturimi i gjakut me O₂ (SPO₂)

b) Monitorimi i frymës:

  • Frekuenca e frymëmarrjes
  • Kapnografia

c) Monitorimi i temperatures

d) Monitorimi i thellësisë së anestezisë:

  • Bispectral Index

e) Monitorimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe oksigjenimit

g) Monitorimi i relaksimit të tonusit muskulor:

  • Në disa raste mund të përdoren monitorë të tonusit muskulor për të siguruar që muskujt janë të relaksuar, veçanërisht kur përdoren relaksues muskulorë.

h). Monitorimi i zgjuarsisë dhe gadishmërisë së zgjuarimit

i). Monitorimi i glukozës, veçanërisht te pacientët me diabet

j). Mbikëqyrja post-operatore

7. Cilat janë efektet anësore më të zakonshme pas anestezisë së përgjithshme dhe si menaxhohen ato?

Anestezia e përgjithshme ka disa efekte anësore të mundshme, të cilat mund të variojnë në intensitet dhe relaksacion në raste të lehta të anestezisë. Disa nga to përfshijnë:

  1. Nauzea dhe të vjella; ky është një efekt anësor i zakonshëm pas anestezisë dhe shpesh trajtohet me ilaçe antiemetike.
  2. Dhimbje të kokës.
  3. Bllokimi i përkohshëm i kujtesës;së janë të përkohshme.
  4. Gërhitje dhe probleme me frymëmarrjen.
  5. Kollitje dhe tharje të gojës.
  6. Reaksione alergjike.
  7. Ndryshime në presionin e gjakut dhe temperaturën.
  8. Turbullime dhe konfuzion pas operacionit.
  9. Dëmtimi i dhëmbëve ose gojës.

Në shumicën e rasteve këto efekte janë të përkohshme dhe largohen pas pak kohësh.

8. Si vepron anestezia e përgjithshme?

Anestezia e përgjithshme funksionon duke ndërprerë përkohësisht aktivitetin e sistemit nervor qendror, duke shkaktuar humbje të ndërgjegjes duke ndërprerë të ndjenjës gjatë një procedure kirurgjikale.

9. Cilët janë faktorët kryesorë që merren parasysh për të përcaktuar llojin dhe dozat e anestezisë janë:

Vlerësimi i shëndetit të pacientit
a) Historia mjekësore → duke marrë parasysh (sëmundjet kronike (p.sh. Diabet, Hipertension, sëmundjet kardiovaskulare, astma, alergjitë).
b) Mosha dhe pesha → pacientët e rinj dhe më të shëndetshëm zakonisht kërkojnë doza të ulëta; pacientët e moshuar ose me sëmundje shoqëruese kërkojnë rregullim të dozës.
c) Sistemi kardiovaskular dhe pulmonar → është kritik për përgatitjen e llojit të anestezisë.

Vlerësimi i shkallës së rrezikut (ASA Score):
Për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të pacientit dhe për të përcaktuar rrezikun e anestezisë.

Natyra e kirurgjisë dhe kohëzgjatja e procedurës:
a) Lloji i operacionit → ka ndikim në llojin e anestezisë, për shembull:

Kirurgjitë e lehta → kërkojnë anestezi të lehtë dhe të shpejtë.

Kirurgjitë e ndërlikuara → (si ato operacione kardioake ose Neurokirurgjike) kërkojnë anestezi të thellë.
Kohëzgjatja e operacionit → operacionet e gjata kërkojnë administrimin e një anestezie të thellë.

Alergjitë ndaj ilaçeve:
a) Reaksionet e mëparshme ndaj anestezisë → nëse pacienti ka pasur ndonjë reaksion të mëparshëm ndaj anestezisë, anesteziologu përgatit një regjistër dhe përdor ilaçe alternative.
b) Alergjitë ndaj ilaçeve të tjera → duhet të merren në konsideratë për të shmangur komplikacione të tjera.

Vlerësimi i reagimeve të mundshme të pacientit:
a) Sensibiliteti i pacientit ndaj ilaçeve → disa pacientë mund të kenë ndjeshmëri të lartë ndaj ilaçeve të anestezisë dhe kërkojnë doza më të ulëta.
b) Gjendja mendore dhe psikologjike → pacientët me ankth të lartë ose frikë nga operacionet mund të kërkojnë qetësues shtesë.

10. Cilat janë simptomat që mund të ndodhin pas operacionit?

Pas një operacioni me anestezi të përgjithshme, mund të ndodhin një varg simptomash të përkohshme pas zgjimit nga anestezia.

  1. Faza e zgjimit nga anestezia (Rikuperimi i menjëhershëm):
    • Në këtë fazë mund të ndodhin disa gjëra:
      a) Një periudhë e shkurtër e ngathtësisë: Shumë pacientë mund të ndihen të përgjumur, të dezorientuar ose të ngadalët në reagime për disa minuta deri në disa orë pas anestezisë.
      b) Dhimbje dhe diskomfort.

Për më tepër, simptomat e tjera pas operacionit përfshijnë:

a) Fazë e ftohjes ose dhimbje në fyt për shkak të tubit të intubimit ose nga përdorimi i O₂.

b) Lëvizje të ngadalta dhe dobësi, për disa orë.

c) Tension arterial dhe puls:

  • T.A. mund të jetë i lartë ose i ulët pas op., puls normal.

11. Çfarë duhet të presin pacientët pas zgjimit nga anestezia?

Pas një operacioni që përfshin anestezi të përgjithshme, pacientët duhet të ndjekin disa hapa për t’u siguruar që çdo gjë shkon mirë pas operacionit. Rreziqet për probleme të ndërlikuara janë të ulëta, por disa përkujdesje të zakonshme të mund të kërkohen.

  • Konsultimi me anesteziologun:
    Pacientët duhet të informojnë mjekun për çdo histori mjekësore, medikamentet që marrin rregullisht, por edhe ndonjë ndjeshmëri ndaj anestezisë së mëparshme.
  • Të ndalojë ngrënien dhe pirjen:
    • 6 orë para operacionit të mos pijë dhe mos hajë ushqim për rezultate më optimale.
  • Analizat (p.sh. dhe konsultat paraprake):
  • Historia e detajuar mjekësore:
    Informacione për sëmundje të mëparshme (Diabet, HTA, probleme zemre, muskujve) dhe operacione të mëparshme.
  • Marrja e medikamenteve:
    • Këshilla për marrjen e disa medikamenteve, p.sh., HTA duhet të merret rregullisht (p.sh., Aspirina/Clopidogrel për gjakderdhje).
  • Para operacionit: Këshilla për pacientët të bëjnë dush 1 orë për të ulur rrezikun e infeksioneve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë