Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve

Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Takimi u kryesua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mirëqenien e fëmijëve.

“Jemi bashkë të përbashkuar me bindjen se investimi të fëmijët është rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës dhe përpjekjet tona janë për të rritur angazhimin tonë, për të rritur breza të shëndosha. Si qeveri kemi investuar tek fëmijët, siç është ndarja e shtesave për ta”, tha ai.

Përveç anëtarëve të këtij komiteti të pranishëm ishin edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përfaqësues nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe nga UNICEF-i.

Ministrja Nagavci, gjatë takimit theksoi angazhimin e ministrisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve, brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Takimi do të shërbejë për të diskutuar në pika të përgjithshme për çështjet më me rëndësi drejt jetësimit të të drejtave të fëmijëve në përputhje me kornizën ligjore, bashkëbisedim me fëmijë, si dhe të pajtohemi për veprimet që duhet adresuar më me prioritet në vitin 2025.

Youtube

Arkiva

Kategoritë