Oda e Mjekëve të Kosovës po qëndron për vizitë studimore në Odën e Mjekëve të Hamburgut.
Grupi i dytë i personelit të Odës së Mjekëve të Kosovës filluan viziten e punes ne Odën e Mjekëve të Hamburgut, kjo vizitë u realizua me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve profesionale të zyrtarëve ligjor të OMK-së.
Në këtë takim u diskutuan tema rreth kompetencave dhe përgjegjësive të Odës Shtetërore të Mjekëve të Hamburgut.
Kjo vizitë studimore është realizuar dhe financuar në kuadër të bashkëpunimit mes OMK-së dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luxemburgut, si dhe me mbështetjen e z. Domen Podnar, Këshilltar politik nga departamenti për çështje ndërkombëtare, nga Asociacioni i Mjekëve të Gjermanisë.