Sasia e madhe e akullit në pjesën e ngrirjes në frigorifer, jo vetëm që është e shëmtuar por mund të shkaktojë edhe një sërë efektesh negative.
A e dini se çfarë e shkakton grumbullimin e kësaj sasie të madhe ngrice dhe si mund ta parandaloni atë?
Çfarë e shkakton grumbullimin e akullit?
Ngrica e grumbulluar në muret e brendshme të frigoriferit ndodh kur lagështia bie në kontakt me avullin e ftohtë brenda ngrirëses.
Lagështia krijohet kur lini derën e ngrirësit hapur për një kohë të gjatë.
Ushqimi i nxehtë mund të prodhojë lagështi, e cila shkakton akumulimin e ngricave.
Shkaqe të tjera përfshijnë keqfunksionimin e kohëmatësve të shkrirjes, ngrohësve dhe termostateve.
Këto të fundit mund të jenë edhe shkaqet pse drita në frigoriferin tuaj nuk funksionon siç duhet.
Është e rëndësishme të veproni nëse vëreni grumbullim të akullit në ngrirësin tuaj.
Ja çfarë ndodh nëse nuk e bëni këtë:
Reduktohet hapësira për ruajtjen e ushqimeve
Vjen aromë e keqe
Mund të ndikojnë në shijen e ushqimit tuaj.
Mund të dëmtohet frigoriferi
Heqja dhe parandalimi i ngricës
Për të larguar akullin nga pjesa e ngrirjes, shkëputeni pajisjen nga priza dhe prisni derisa akullit të shkrihet.
Më pas fshini të gjithë lagështirën, lëreni të thahet plotësisht dhe vendosni përsëri prizën.
Mos u përpiqni të largoni akullin me thikë ose ndonjë objekt tjetër të mprehtë. Kjo mund të dëmtojë pajisjen dhe objektin që po përdorni.
Si të shmangni grumbullimin e akullit?
Mos e lini hapur derën e ngrirëses së frigoriferit për shumë gjatë.
Kontrolloni rregullisht guarnicionin për dëmtime.
Sigurohuni që dera e ngrirësit të mbyllet plotësisht.
Mos vendosni ushqim të ngrohtë në frigorifer.
Mos e vendosni frigoriferin pranë pajisjeve të ngrohta si furra, etj
Lini hapësirë midis pjesës së pasme të frigoriferit dhe murit.
Sigurohuni që ngrirësi të jetë vendosur në temperaturën e duhurÇfarë tregon akulli i tepërt në frigoriferin tuaj