Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje lokale shiu.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina.

Reshjet lokalisht mund të jenë edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër, kryesisht në zona të caktuara të Rrafshit të Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga juglindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Youtube

Arkiva

Kategoritë