Diabeti është sëmundje qe nuk shërohet, por mbahet nën kontroll.
Diabeti është një sëmundje që shfaqet kur glukoza në gjak apo e quajtur edhe sheqeri në gjak, është shumë e lartë.
Glukoza e gjakut është burimi kryesor i energjisë dhe vjen nga ushqimi. Insulina, një hormon i pankreasit, ndihmon glukozën nga ushqimi të futet në qeliza e më pas shëndrrohet në energji. Ndonjëherë trupi nuk funksionon si duhet, ose nuk përdor mirë insulinën.
Glukoza pastaj qëndron në gjak dhe nuk arrin te qelizat. Me kalimin e kohës, nëse në trupin tonë ka më shumë glukozë, atëherë mund të kemi probleme shëndetësore.
Edhe pse diabeti nuk ka kurë, ne mund të ndërmarrim hapa për ta menaxhuar për të qenë të shëndetshëm. Ndonjëherë njerëzit e quajnë diabetin “vetëm si prekje të sheqerit” ose “diabet kufitar”.
Këta terma na sugjerojnë që dikush nuk ka me të vërtetë diabet ose ka një rast më pak serioz, por çfarëdo lloj forme e diabetit është sëmundje serioze.