Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos i hidhni lëvoret e mandarinave, përmbajnë shumë benefite të fshehura

Mandarina rekomandohet të hahet sidomos në periudhë të dimrit, për të luftuar ftohjen dhe për ta fuqizuar organizmin me vitaminë C. Mirëpo, preferohet që edhe lëvoret e mandarinës të mos hidhen pasi mund të shërbejnë për disa aspekte.

“Vinmec” shkruan se lëvorja e mandarinës ose e portokallit përmban kalcium, bakër, magnez, kalium, fosfor, fibra dhe shumë vitaminë C, duke i dhënë organizmit fuqi dhe imunitet të shtuar. Gjithashtu thuhet se lëvorja ndihmon shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin dhe alergjitë, largojnë erën e gojës dhe ndikojnë në zbardhjen e dhëmbëve.

Konsumimi i disa fetave të lëvores bën që shëndeti juaj të përmirësohet, derisa heq edhe dhimbjet e kokës.

Gjithashtu, zbutja e lëvoreve me ujë dhe pirja në formë të çajit ndikon në rritjen e oreksit, largon stresin, ulë presionin e gjakut dhe stimulon emocionet pozitive.

Njihuni edhe me benefitet e shumta të mandarinave, por që ekspertët kanë këshilluar që të mos teprohet me ngrënien e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë