Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim në SHBA: Prezervativët klasikë nuk janë efektivë në parandalimin e sëmundjeve seksuale

Një studim i madh i udhëhequr nga Departamenti i Shëndetësisë i SHBA-së ka shpërthyer një tronditje për komunitetin shëndetësor: përdorimi i kondomëve nuk ofron mbrojtje ndaj shumicës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Raporti i bazuar në 138 studime ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë dëshmi që kondomët parandalojnë transmetimin e shumicës së sëmundjeve si gonore, klamidia, sifilizi, HPV, dhe shumë të tjera.

Megjithatë, kondomët mund të ofrojnë disa mbrojtje ndaj HIV-it dhe gonoresë, por vetëm në raste të përdorimit të saktë dhe të vazhdueshëm.

Por këto dy sëmundje përbëjnë vetëm 2% të të gjitha rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në SHBA.

Kjo do të thotë se kondomët nuk janë efektivë për 98% të rasteve të tjera.

Një nga sëmundjet më të rrezikshme që nuk ka mbrojtje nga kondomi është HPV, i cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës, prostatës dhe analit.

HPV ka infektuar 20 milionë amerikanë dhe është përgjegjës për mijëra vdekje çdo vit.

Sipas raportit, për të cilin shkruan edhe catholicnewsagency, nuk ka asnjë provë që kondomët reduktojnë rrezikun e HPV-së, herpesit, klamidisë dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Rezultatet tronditëse të studimit kanë ngritur shqetësime të mëdha, duke detyruar disa zyrtarë shëndetësorë të mendojnë për ta mbajtur raportin të fshehtë.

Ky raport po përballet me reagime të ashpra nga ata që mbështesin përdorimin e kondomëve si masë mbrojtëse kryesore, duke i tronditur besimet që janë formuar për shumë vite mbi sigurinë e tyre në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë