Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, nesër në Vushtrri do të mbahet një simpozium shkencor i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit me ç’rast do të organizohet edhe një simpozium shkencor në qytetin e Vushtrrisë.
Tema e këtij viti është “Diabeti dhe Mirëqenia”, me fokus në përparimet më të fundit në trajtimin e diabetit.
Simpoziumi është organizuar nga endokrinologia Edita Dr. Edita Blakaj-Shala e cila njëherit është edhe Ambasadore Nderi e Global Diabetes Walk. Simpoziumi do të përfshijë prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe diskutime mbi qasjet më të fundit terapeutike.
Regjistrimi do të kryhet në vendin e ngjarjes, dhe pjesëmarrja është pa pagesë për anëtarët e Odës.
Simpoziumi do të mbahet më 14 nëntor, në restorantin “City Grill”, Vushtrri, duke filluar nga ora 10:00.