Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top

Sot në Podujevë do të bëhet përurimi i objektit të ri të Urgjencës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni e cila nis nga ora 15:00, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, njoftoi të marten se ky objekt është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.

“Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore. Objekti gjendet skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë