Një studim i fundit nga studiues në Kinë zbuloi se gjumi i pamjaftueshëm gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me vonesa neurozhvilluese te fëmijët, veçanërisht te djemtë.
Mungesa e gjumit të mjaftueshëm gjatë shtatzënisë mund t’i vendosë gratë në një rrezik më të lartë për të pasur fëmijë me vonesa në zhvillimin neurologjik, sipas një studimi të fundit, raporton Euronews Health.
Megjithatë, një përqindje e lartë e grave raportohet të përjetojnë gjumë të dobët për shkak të disa simptomave të lidhura me shtatzëninë, si ndryshimet hormonale, shqetësimet fizike dhe nevoja për të shkuar në tualet.
Studimi i ri, i botuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, shqyrtoi në mënyrë specifike kohëzgjatjen e shkurtër të gjumit (SSD), e përcaktuar si gjumë më pak se shtatë orë, gjatë shtatzënisë në zhvillimin e fëmijëve pas lindjes.
“Ky studim thekson domosdoshmërinë e menaxhimit të shëndetit të gjumit gjatë shtatzënisë”, tha Dr. Peng Zhu, autori kryesor i studimit nga Universiteti Mjekësor Anhui në Kinë, në një deklaratë, duke shtuar se ai mund të fuqizojë familjet që të “formojnë zakone më të shëndetshme të shtatzënisë”.
“Përmirësimi i zakoneve të gjumit gjatë shtatzënisë mund të parandalojë ose zvogëlojë rrezikun e problemeve neurozhvillimore te fëmijët,” tha Dr. Zhu.