Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Termokos fillon shpërndarja e faturave sipas konsumit

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, njoftoi se ka filluar shpërndarja e faturave, sipas konsumit. Osmani bëri të ditur se faturimi do të bëhet këtë fundjavë, për mbi 7 mijë konsumatorë. 

“Nëpërmes softuerëve të instaluar dhe inspektimeve në terren, tek një pjesë e konsumatorëve tanë janë vërejtur ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e instaluara, ndërrim të radiatorëve, tentim për bllokim të valvolave etj. gjë që ka vështirësuar procesin e faturimit. Të gjitha këto ndërhyrje janë lokalizuar dhe do të vizitohen nga ekipet tona ditëve në vijim për të evituar çdo parregullsi në mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve si dhe për të siguruar një proces të rregullt dhe të saktë të faturimit” deklaroi Osmani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë