Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dita Botërore e planifikimit të qyteteve

Dita Botërore e planifikimit të qyteteve është ditë e rëndësishme për çdo qytetar të botës që dëshiron qytet më funksional, lagje më urbane, mjedis të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, përgjegjësi më të lartë qytetare.

Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1949, si nevojë e angazhimit gjithëpërfshirës në vendosjen e politikave, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës në përgjithësi.

Kjo ngjarje u iniciua nga Carlos Maria della Paolera, profesor në Universitetin e Buenos Aires, me qëllim të avancimit të interesit publik dhe profesional në fushën e planifikimit.

Aktualisht, në mesin e telasheve dhe sfidave që përballemi si shoqëri, padyshim se bëjnë pjesë edhe telashet e zhvillimit urban dhe ndërtimit. Në këtë aspekt, përpos pakënaqësisë kolektive për situatën, opinioni i përgjithshëm është se nuk është punuar sa duhet dhe si duhet.

Në çdo bisedë apo debat për zhvillimin e qyteteve tona, gati është e paevitueshme shprehja “kaos urban” dhe përpjekja për të gjetur fajtorët.

Në të shumtën e rasteve faji i mëveshët autoriteteve përgjegjëse komunale. Faji bartet shpesh edhe te rregullat dhe ligjet në fuqi. Jo rrallë herë, fajtor të situatës definohen profesionistët dhe ndërtuesit, pa e përjashtuar edhe ndikimin e politikes, si njëri nga fajtorët kryesor.

Në një situatë të tillë, është i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm vullneti për të ndryshuar sjelljen ndaj këtij problemi, me ndikim të madh në jetën tonë dhe kualitetin e saj në përgjithësi

Youtube

Arkiva

Kategoritë