Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri Receta me Vezët e Shkurtëzës për Shëndet në Familjen Tuaj

Për herë të parë, konsumatori shqiptar ka mundësinë të gjejë lehtësisht si çdo produkt tjetër ushqimor vezët e shkurtëzës.

Një thesar vitaminash, proteinash dhe mineralesh, e cila vjen jo vetëm unike në shijen e saj por mbi të gjitha e pasur në vlera ushqyese më shumë se vezët e pulës, të cilat jemi mësuar të konsumojmë çdo ditë.

E ndërsa është koha që të gjithë duhet të kujdesemi për shumë për shëndetin dhe produktet që zgjedhim për tryezën tonë, ndajme me ju disa informacione të rëndësishme shëndetësore mbi vezët e shkurtëzës.

Për të marrë vlerat maksimale të vezëve, është mirë që ato të konsumohen të gjalla dhe esëll në mëngjes. Për të përmirësuar pak shijen, mund të përziehen me pak qumësht, apo dhe mjaltë.

Ekspertët theksojnë se vezët e këtij shpendi rekomandohen të përdoren për forcimin e imunitetit, përmirësimin e kujtesës dhe të aktivitetit të trurit dhe kundër anemisë.

Por jo vetëm kaq, vezët e shkurtëzës përdoren  për të trajtuar aneminë, azmën, diabetin, problemet me mëlçinë, veshkat por edhe gurët në tëmth.

Më poshtë, gjeni tre mënyra të shëndetshme të gatimit të vezëve të shkurtëzës për futjen e tyre në rregjimin tuaj ushqimor.

Duke qenë se gatimi i vezëve të shkurtëzës ka disa specifika, për këto receta, keni udhezimet hap pas hapi mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e këtyre vezëve mirëbërëse për shëndetin.

Si T’i Gatuani Vezët e Shkurtëzës

Vezë Të Ziera

Për zierjen e vezëve të shkurtëzës vendosini vezët në një tenxhere, mbusheni atë me ujë të ftohtë dhe vendoseni në zjarr.

Në vend të tenxheres, mund të përdorni edhe një tigan të thellë.

Duke qenë se vezët janë të vogla, mjafton të jenë të mbuluara me ujë.

Kur uji të marrë valë, uleni pak temperaturën dhe lërini të zihen.

Nëse ju pëlqejnë vezët pak të lëngshme, atëherë ziejini për 2 minuta.

Në rast se ju pëlqejnë vezët e ziera fort, atëherë lërini të ziejnë për 3 minuta.

Pasi t’i keni hequr nga uji i nxehtë, lërini vezët në një enë të mbushur me ujë të ftohtë.

Një gjë e tillë do të lehtësojë heqjen e lëvozhgës.

Për të bërë këtë, mjafton të vendosni vezën në një dërrasë druri për prerje dhe ta fërkoni me pëllëmbën e dorës, pa ushtruar shumë presion.

Lëkura e vezës bashkë me cipën mbështjellëse do të hiqet shumë lehtë.

Vezët servirini në mëngjes dhe sipas dëshirës mund t’i pasuroni me erëza siç është speci i kuq pluhur.

Kur janë të ziera, vezët e shkurtëzës mund të zgjasin për një javë nëse ruhen në frigorifer.

Vezë Të Skuqura

Kur vjen puna tek skuqja, këto vezë të vogla, duhen çarë lehtë me thikë duke treguar shumë kujdes.

Aq delikate janë këto vezë sa ka edhe një gërshërë të posaçme për çarjen e tyre. Por në mungesë të saj duhet të tregoni kujdes duke përdorur lehtë një thikë kuzhine.

Më pas, të verdhën dhe të bardhën hidheni në një enë të veçantë dhe skuqini me pak vaj ulliri kur ai të nxehet plotësisht.

Vezët mund të skuqen nga të dyja anët për maksimumi një minutë dhe të serviren në mëngjes krahas një buke të thekur, djathë e perime të shëndetshme.

Vezë Poshe

Mbushni një tenxhere të vogël me ujë dhe shtoni 60 ml uthull të bardhë.

Ndërkohë, me një thikë të vogël prisni pjesën e sipërme të lëvozhgës së vezës dhe një e nga një hidhini në një enë qelqi.

Kur uji të ketë marrë valë dhe të bulëzojë, uleni temperaturën dhe hidhini vezët në ujin e nxehtë.

Në fillim uji do të zbardhet, një proces normal që tregon se vezët po gatuhen.

Prisni dy deri në tre minuta dhe hiqini vezët me një kullesë.

Vezët poshe mund t’i pasuroni me kripë, piper, spec të kuq pluhur dhe t’i servirni mbi një bukë të thekur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë