Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arroret më të mira për të humbur peshë

Arroret dhe farat janë dy nga ushqimet më të shëndetshme kur bëhet fjalë për mos-shtimin e peshës trupore. Arroret konsiderohen të mira nga dietologët sepse përmbajnë sasi të konsiderueshme të vlerave ushqyese, përfshirë yndyrat e shëndetshme.

Bademet

India.com ka shkruar se bademet janë ndër arroret më të popullarizuara për humbjen e peshës. Ato përmbajnë shumë proteinë, fibra dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë organizmin të qëndrojë i ngopur për kohë më të gjatë. Studimet sugjerojnë se bademet mund të ndihmojnë për humbjen e peshës sidomos në pjesën abdominale.

Arrat

Arrat janë të pasura me acidin yndyror omega3, i cili është i mirë për shëndetin e zemrës. Ato janë të pasura edhe me antioksidantë dhe njihen për zvogëlimin e inflamacionit. Përveç këtyre të mirave, arrat, sikur bademet, mund ta bëjnë organizmin të ndihet i ngopur për periudhë më të gjatë kohore, gjë që ndihmon kundër peshës së tepërt.

Fëstëkët

Fëstëkët janë vlerësuar si shumë të mira për organizmin sepse përmbajnë shumë pak kalori ndërkohë që janë të pasur më sasi të konsiderueshme të proteinave.

Arrat indiane

Arrat indiane janë të pasura ma magnez, i cili luan rol në energjinë e metabolizmit. Ndërkohë që përmbajnë pak më shumë karbohidrate sesa arroret e tjera, ato ofrojnë yndyra të shëndetshme dhe proteina.

Lajthitë

Lajthitë përveç që janë të shijshme, janë të pasura me yndyra të shëndetshme, fibra si dhe vitamina e minerale, përfshirë vitaminën E dhe folatet. Ato njihen si shumë të mira për shëndetin e zemrës dhe mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Arrat braziliane

Arrat braziliane janë shumë të pasura me vlera ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer i selenit, mineral ky që mbështet funksionin e gjëndrës tiroide dhe mund të ketë veti antioksidante. Por përveç këtyre vlerave, arrat braziliane përmbajnë kalori, prandaj dietologët kanë rekomanduar të bëhet kujdes me sasinë që konsumohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë