Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
E Drejta e Abortit, 10 shtete votojnë për Riprodhimin në Kushtetutë

Më shumë se dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar çështjen Roe v. Wade dhe për t’i dhënë fund të drejtës federale kushtetuese për abort, votuesit në 10 shtete po vendosin nëse do ta përfshijnë të drejtën e riprodhimit në kushtetutat e shteteve të tyre.

Në shtetet Arizona, Florida, Missouri, Nebraska dhe Dakota e Jugut, votuesit që mbështesin të drejtat riprodhuese mund të hedhin votën për të shfuqizuar ndalimet ose politikat kufizuese aktuale për abortin në shtetet e tyre, transmeton klankosova.tv.

Derisa në Nebraska, votuesit po përballen edhe me një masë të kundërt, e cila synon të forcojë ndalimin e tanishëm të abortit në kushtetutën e shtetit.

Sipas CNN, avokatët për shëndetin riprodhues janë të bindur se kanë mbështetjen e votuesve.

Në shtatë shtete ku është mbajtur votim popullor për të drejtat e abortit që nga rrëzimi i çështjes Roe në vitin 2022, të gjitha masat që synonin mbrojtjen e aksesit kanë kaluar, ndërsa ato që synonin kufizimin janë refuzuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë