Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër gabime që shkaktojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak

Rritjet e papritura të nivelit tw sheqerit në gjak mund të ndodhin më lehtë sesa mendojnë shumica e njerëzve dhe shpesh shkaktohen nga zakonet e përditshme. Kur sheqeri në gjak rritet pas një vakt, mund të ketë një rënie të energjisë, një ndjenjë e shtuar e urisë dhe, në afat të gjatë, zhvillim i rezistencës ndaj insulinës dhe probleme metabolike.

Mjeku Edmond Hakimi dhe dietologia dhe nutricionistja Trista Best kanë zbuluar katër gabime befasuese por të zakonshme që shumica e njerëzve bëjnë çdo ditë që mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit mund të rrisë sheqerin në gjak, duke ndërhyrë në aftësinë e trupit për të rregulluar në mënyrë efektive glukozën. Mungesa e gjumit zvogëlon ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që e bën më të vështirë për qelizat t’i përgjigjen insulinës, duke rezultuar në nivele më të larta të sheqerit në gjak.

Anashkalimi i vakteve

Kur ne kalojmë një vakt, nivelet e sheqerit në gjak fillimisht mund të ulen dhe trupi më pas lëshon glukozën e ruajtur për të kompensuar mungesën. Kjo shpesh shkakton lirimin e hormoneve të stresit, si kortizoli, i cili mund të çojë në një rritje të sheqerit në gjak.

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm

Kur nuk jemi aktiv, glukoza qëndron më gjatë në gjak, gjë që rrit nivelin e sheqerit. Ushtrimi i rregullt rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke i lejuar qelizat t’i përgjigjen insulinës në mënyrë më efektive, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Konsumimi i ushqimeve me indeks të lartë glicemik

Ushqimet me një indeks të lartë glicemik e rrisin shpejt sheqerin në gjak sepse shpërbëhen shpejt në glukozë. Këto ushqime, si buka e bardhë, ushqimet me sheqer dhe drithërat e përpunuara, janë të ulëta në fibra dhe proteina, të cilat normalisht ngadalësojnë procesin e tretjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë