Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të hapni tapetin dhe të bëni shtrirje muskujsh çdo ditë?

Shtrirja e muskujve (stretching) është vetëm për atletët? Mendim i gabuar! Të gjithë duhet të bëjnë rregullisht streching. Kjo është mënyra e vetme për të parandaluar tendosjen e muskujve. Ata që nuk bëjnë stretching dhe stërviten apo bëjnë ushtrime më të forta, janë më të prirur ndaj dëmtimit të kyçeve dhe muskujve. Por shtrirja e muskujve mund të bëjë shumë më tepër sesa thjeshtë t’i mbajë muskujt tuaj fleksibël!

Shtrirja e rregullt e muskujve ju mban të shëndetshëm

U përpoqët të prekni gishtat e këmbëve ndërsa qëndronit me këmbët drejt? Shumë mirë. Provojeni çdo ditë për ta arritur. Së shpejti do mund ta bëni. Për shkak se shtrirja e muskujve nuk është një aktivitet i përditshëm, nëse nuk e ushtroni rregullisht, do të përjetoni regres dhe ushtrimet nuk do të jenë efektive.

  1. Redukton stresin

Stresi bën që muskujt tanë të tkurren dhe të shtrëngohen. Stresi i përhershëm gjithashtu çon në tension, veçanërisht në zonën e qafës. Ka disa ushtrime efektive për lehtësimin e tensionit.

Nëse tensioni i muskujve lirohet, një barrë hiqet nga ne dhe stresi reduktohet. Kur stërviteni, përqendroheni vetëm tek vetja dhe nuk i jepni mundësi stresit.

  1. Ju zgjat jetën

Ata që e mbajnë veten në formë jetojnë më gjatë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë tani. Megjithatë, ne shpesh nuk e kuptojmë se sa shumë ndikon stili i jetesës. Nëse kryeni ushtrime shtrirjeje muskujsh të rregullta, keni një shans shumë më të mirë për të mbajtur qarkullimin e gjakut stabël edhe kur të arrini moshën e tretë. Shembulli më i mirë për këtë është mjeshtri i jogës Tao Porchon-Lynch, i cili ende punonte si mësues i joga-s në moshën 100-vjeçare.

  1. Përmirëson shëndetin tuaj

Shtrirja e rregullt e muskujve zvogëlon nivelin e dhimbjes. Në veçanti, shtrirja statike, siç është rasti me joga-n, bën të mundur që ngurtësia në trup të zhduket. Presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës zvogëlohen, në mënyrë që tensioni i muskujve të parandalohet. Përveç kësaj, qarkullimi i gjakut stimulohet në mënyrë që gjaku i pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese mund të gjejë më lehtë rrugën e tij në të gjithë trupin.

  1. Zvogëlon rrezikun e lëndimit

Nëse ka shtrirje të muskujve dinamike në fillim të një seance vrapimi ose një stërvitjeje kardio, muskujt dhe tendinat tashmë përgatiten për performancën e lartë që vijon. Rreziku i lëndimit zvogëlohet.

  1. Ndihmon dhe mbron kyçet tuaja

Nëse shtrini muskujt rregullisht, do të keni një ndjesi më të mirë për trupin tuaj. Përveç kësaj, shtrirja siguron që të gjithë muskujt të përdoren në mënyrë të barabartë. Kjo mbron nyjet.

  1. Ju jep forcë dhe energji

Muskujt e shëndetshëm dhe fleksibël mundësojnë lëvizshmëri maksimale dhe kujt nuk do t’i pëlqente kjo? Kjo e bën shumë më të lehtë për të kërcyer dhe për të ndjekur të gjitha kënaqësitë e tjera aktive në jetë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë