Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Parandalimi i belbëzimit – Ja çfarë duhet të dini

Të folurit fëmija e zhvillon vetë, si të ecurit. Ne, prindrit, jemi pranë tyre dhe ndihmojmë me modelet që japim, pra me shembullin tonë. Vëreni ose keni vënë re një fëmijë që fillon e ngrihet në këmbë dhe bën hapat e para. 

Nëna i rri nga prapa kudo, mbi kokë nga frika se mos vritet. Ai fëmijë rrëzohet gjithmonë, më tepër se moshatarët e tij. Është pikërisht nëna, frika e saj, që s’po e lë atë të zhvillojë normalisht dhe në kohë të ecurin. Mendimi që lind tek fëmija se nëna është kudo bën që ai të rrëzohet nga shkalla dhe të eci edhe më vonë në kohë se moshatarët. Fjalët fëmija fillon e i lidh me njëra-tjetrën ashtu siç lidh-hedh  hapat.

Ai do të shkojë tek dera dhe shikon derën, lëshon kokën përpara dhe as që pyet për këmbët që i hedh në momentin kur është gati të bjerë. Po kështu edhe fjalitë, të pasigurta, të mangëta, të palidhura në fillim, por përpjekje e madhe, si tek të ecurit, por e natyrshme ama.

Ç’ndodhte me fëmijën kur dora e nënës ishte kudo? Po sikur ajo ta mbante vetëm në krah, a do ta zhvillonte vallë të ecurin? Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me të folurin. Fëmija futet vetë në të folur, me dëshirë, se ka nevojë të komunikojë, “të shkojë tek dera”. Në këtë periudhë, pra 2-4 vjeçare, ka shumë fëmijë që duan të thonë shumë gjëra pasi i dinë, duan, si të thuash, të venë me vrap tek dera por s’munden.

Arsyet i kemi thënë në kapitujt e mësipërm: të shprehurit rrjedhshëm është si të vrapuarit, do kohë të arrihet. Ndaj fëmija fillon e i ndërton fjalitë “shatra- patra”, pengohet e përsërit, lë përgjysëm e fillon nga e para. Prindrit, nga dëshira që kanë për ta patur fëmijën menjëherë “bilbil” që në këtë kohë, por edhe sepse ju duket çudi se pse ai nuk flet si ata, (mendo këtu atë prind që ka ndonjë eksperirencë me belbëzimin), fillojnë nga këshillat, mësimet si të flasësh, porositë, korigjimet, thuaje kështu, jo ashtu, përsëritjet, kritikat, shembujt etj. të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë në instalimin e belbëzimit, aty ku gjejnë terren.

Youtube

Arkiva

Kategoritë