Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se mëlçia ka pësuar dëmtime

Mëlçia, e cila është organi më i madh në brendi të trupit, mban shumë “përgjegjësi” për mbarëvajtjen e funksionit të organizmit.

Por ky organ shpesh mund të dëmtohet ndërkohë që njerëzit mund të mos e dinë se kanë ndonjë problem.

Doktori Douglas Wein për HuffPost ka thënë se “sëmundjet e mëlçisë” është term i gjerë që përfshin çështje të ndryshme me funksionin e këtij organi.

Ndonjëherë simptomat e sëmundjeve të mëlçisë mund të ndodhin menjëherë, por jo gjithmonë.

“Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së mëlçisë nuk janë prezentë deri sa të bëhet ndonjë dëm i madh”, ka thënë doktori Bubu Banini, profesor në Universitetin Yale.

  1. Lëkura dhe sytë marrin ngjyrë të verdhë

Një ndër shenjat dalluese se mëlçia mund të jetë në rrezik është zverdhja e lëkurës dhe syve.

Kjo ndodh kur mëlçia prodhon më shumë se që duhet komponimin që quhet bilirubinë, e cila është pigment që krijohet nga shkatërrimi i qelizave të kuqe të gjakut. Bilirubina procedohet në mëlçi dhe pastaj largohet nga trupi, por nëse prodhohet më shumë se që duhet mund të shkaktoje probleme.

Por, ndërkohë që niveli i lartë i këtij komponimi nuk paraqet rrezik shumë të madh për të rriturit, shkaktari i saj mund të paraqesë rrezik prandaj është e këshillueshme të bisedohet me mjekun përkatës kur dikush vë re se lëkura i është zverdhur.

2. Ngjyra e errët e urinës, ani pse trupi është mjaftueshëm i hidratuar

Ngjyra e errët e urinës zakonisht mund të mos i shqetësojë njerëzit. Zakonisht kjo gjë do të thotë se trupi ka nevoje të konsumojë më shumë ujë.

Weine ka thënë se njerëzit që kanë probleme me mëlçi mund të kenë ngjyrë më të errët të urinës. Kjo ndodh për shkak të grumbullimit të bilirubinës, e cila mund ta shndërrojë urinën në një ngjyrë të portokalltë e errët, të kaftë apo të kuqërremtë. Nëse dikush konsumon ujë mjaftueshëm dhe e sheh se urina i ka marrë ngjyrë më të errët duke të shkojë të konsultohet me mjekun përkatës.

3. Paqartësitë

Shumë njerëz mund të harrojnë të kryejnë disa detyra që kanë, por ndryshimet e mëdha në shëndetin mendor nuk duhet të injorohen. Kjo gjë mund të jetë shenjë se mëlçia nuk po funksionin mirë dhe këshillohet të konsultohet me mjekun përkatës.

4. Ënjtja e këmbëve, kyçeve dhe abdomenit

“Ënjta e kyçeve, këmbëve dhe abdomenit ka të bëjë më problemet me mëlçinë”, ka thënë Wein. Kjo gjë qëndron kur dikush përjeton sëmundjen e cirrozës.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje, mëlçia nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak dhe vë presion mbi venën që sjell gjakun në organ. Presioni që i bëhet kësaj vene mund të bëjë që lëngjet të akumulohen në  këmbë dhe abdomen, gjendje kjo që quhet edemë.

Kjo gjendje mund të ndodhë dhe kur gjaku të mos jetë në gjendje të prodhojë proteinën e quajtur albuminë.

5. Hematoma dhe gjakderdhje që shkaktohen lehtësisht

Hematomat dhe gjakderdhjet që shkaktohen shpejt dhe lehtë mund të jenë shenjë se mëlçia ka probleme. Kjo ndodh sepse mëlçia prodhon disa proteina që gjaku duhet t’i bllokojë, prandaj kur mëlçia nuk funksionon mirë, njerëzit mund të jenë të prirur të humbin gjak shumë më lehtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë