Kongresi i 4-të Kombëtar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës, i zhvilluar së bashku me Takimin e 2-të Ballkanik të Oftalmologëve, mblodhi në Prishtinë më 25-26 tetor 2024 specialistë të njohur nga fusha e oftalmologjisë. Ky aktivitet, i mbajtur në Hotel Emerald, solli prezantime mbresëlënëse nga oftalmologët e Klinikës Gjermane të syrit, duke theksuar inovacionet e fundit në kujdesin dhe kirurgjinë e syrit.
Prof. Afrim Shabani mbajti një prezantim të vlefshëm mbi injektimet intravitreale dhe rezultatet e arritura në klinikën gjermane. Prof. Grabor Scharioth ndau përvojën e tij mbi menaxhimin e komplikimeve kirurgjike dhe prezantoi teknikat për fiksimin skleral, duke ofruar udhëzime për trajtimin e rasteve komplekse në kirurgjinë e syrit. Dr. Minir Asani prezantoi për të rejat në kirurgjinë refraktive, me fokus në procedurat inovative dhe përmirësimin e rezultateve për pacientët.
Në përfundim të prezantimeve, Dr. Valbon Ajazaj interpretoi një pjesë në violinë, duke sjellë shfqje artistike dhe të veçantë në event. Ky kombinim i ekspertizës shkencore dhe performancës artistike e bëri kongresin një përvojë më relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit.