Ragip Hyseni është përzgjedhur drejtor i Departamentit për Licencim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ka përfunduar konkursi për Drejtor të Departamentit për Cilësi, Siguri, Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në këtë pozitë është përzgjedhur Ragip Hyseni me 90.8 pikë, bëhet e ditur në dokumentin e publikuar për rezultatet përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve.
Hyseni është kryesues i Bordit për Licencimin e institucioneve shëndetësore.
Ai ditë më parë është intervistuar nga Policia e Kosovës në lidhje me licencimin e disa laboratorëve të kompanisë “Avicena”. Ai është intervistuar në cilësinë e zyrtarit. Kujtojmë se Policia dhe Inspektorati Shëndetësor kanë mbyllur disa laboratorë të kësaj kompanie të cilat dyshohet se lëshonin certifikata mjekësore pa kritere, si dhe funksionin pa i përmbushur kriteret e licencimit. /GSh