Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Emra të shkurtër fëmijësh me tri apo dhe me dy shkronja

Ada, një emër shumë i njohur që ka mbetur pak në hije, por në SHBA po rikthehet në modë. Ky emër në hebraisht do të thotë zbukurim, në gjuhët gjermanike, fisnikëri dhe përdoret edhe si shkurtim i Adelajdës apo Adelës.

Ama, në gjuhët e amerikanëve indigjenë do të thotë ujë, ndërsa në Afrikë, lindje e vështirë ose e lindur të shtunën. Në gjuhët latine është një emër plot dashuri.

Emi, edhe ky rrjedh nga emrat e shkruar me zanore të ndryshme dhe shqiptuar ndryshëm në disa gjuhë, ka rrënjët nga Aimee në frëngjisht, apo Amata në latinisht që do të thotë e dashur.

Iv siç shqiptohet në anglisht emri i gruas së parë në botë.

Liv në gjuhët moderne skandinave do të thotë jetë dhe gra të bukura të vijnë në mendje gjithmonë me këtë emër.

Flo, është emër latin. Në latinisht do të thotë perëndesha e luleve, shkurtim i Florence, që do të thotë lulëzim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë