Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çrregullimet e neurozhvillimit në rritje – psikologët kërkojnë kujdes

Çrregullimet e neuro-zhvillimit janë në rritje, po alarmojnë psikologët. Madje sipas tyre, fëmijët po diagnostikohen me problematika të gjuhës, komunikimit ndërveprimit social, çrregullimet të spektrit të autizmit dhe çrregullimet e tjera, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, ka raste kur prindërit merren aktivisht me fëmijët e tyre, po në shumë raste prindërit e kanë të vështirë të pranojnë problematikën dhe kjo ndikon në diagnostikimin të vonshëm e që lë pasoja.

Migena Kika, profesoreshë në disa universitete të Tiranës, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ndërhyrja e hershme është çelësi i përmirësimit të cilësisë të jetesës.

Tutje, ajo tha se nuk rekomandohet që një fëmijë të rrijë para ekraneve para moshës dy vjeçare, ashtu edhe siç kanë pohuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë.

“Është një rëndësi mjaft zakonisht e madhe është jetike për të gjithë fëmijët e vegjël për kohën që jetojmë në si shoqërinë që jemi ne në ditët e sotme. Çrregullimet e neuro-zhvillimeve janë zhvillimet më të shpeshta që po ndeshen gjithnjë e më shumë në popullatë dhe gjithnjë e më shumë fëmijët e vegjël po diagnostikohen me problematika të gjuhës, komunikimit ndërveprimit social, çrregullimet të spekurit të autizmit dhe çrregullimet e tjera të neuro-zhvillimit”.

“Një pjesë të madhe të rasteve prindërit për shkak të informacioneve që marrin nga rrjetet sociale, mjedisi rrethues, profesionistët shëndetësorë apo jo po bëjnë një punë të mirë në identifikimin e problematikave në moshë të hershme dhe drejtimin direkt tek profesionistët për të konsultuar, vlerësuar diagnostikuar apo edhe trajtuar këta fëmijë. Por në një pjesë shumë të madhe të rasteve dhe prindërit e kanë të vështirë të pranojnë problematikën apo nuk e shikojnë që ka një problematikë dhe fëmija vlerësohet vonë, diagnostikohet vonë dhe nis në hyrjen terapeutike vonë. Unë do të theksoja vonë që ndërhyrja e hershme është çelësi i përmirësimit të cilësisë të jetesës, jo vetëm të fëmijës së vogël, jo vetëm të familjes por të gjithë shoqërisë në përgjithësi”.

“…prandaj edhe me problematikat më të vogla që vënë re prindërit të mos ndikohen nga mjedisi rrethues, nga një baba, nga një xhaxha, nga një gjysh apo gjyshe që thonë shiko se t’i i vogël ke folur me vonesë dhe t’i i vogël ke reaguar në këtë lloj mënyre, por sidomos ndjesia e nënës është thelbësore dhe nëse ata e ndiejnë që diçka nuk shkon patjetër duhet të konsultohen me një profesionist për të vërtetuar apo për të eliminuar këto lloj shqetësime që ata kanë dhe nëse do të jetë e nevojshme të ndërhyhet sa më herët nëpërmjet një logopedi, psikologu apo një ekip multi-disiplinar për të ndjekur fëmijë të tillë”.

“Nuk rekomandohet që një fëmijë i vogël të paktën deri në moshën dy vjeç të ekspozohet në ekrane, pra zero kohë përpara ekraneve nga mosha zero deri në dy vjeç, të njëjtën gjë e thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe poashtu të njëjtën Akademia Amerikane e Pediatrisë, dhe pas moshës dy vjeç koha e kaluar para ekraneve është shumë e kufizuar pra jo përpara”.

Musa Musai, psikolog nga Maqedonia e Veriut, tha se përdorimi i tepër i teknologjisë nga të rinjtë është shqetësuese. Sipas tij, asnjëherë nuk është i tepër kontrollimi i fëmijëve.

“Me fenomenet e fundit që po ndodhin në Kosovë me përdorimin e tepërt të teknologjisë dhe ato të fundit që ishin para disa ditësh në regjionin e Gjakovës ku disa fëmijë u vetëlënduar ku me të vërtetë janë shqetësuese dhe ne si shoqëri, për ne si familje, për ne si prindër që kjo nënkupton se thjeshtë nuk jemi duke e respektuar edukimin familjar dhe jemi duke e dhënë një liri të gabuar për fëmijët tanë, liri e cila po kalon me të vërtetë në situatë shqetësuese të shëndetit mendor”.

“Unë do të sugjeroja që prindërit të kenë parasysh që asnjëherë nuk është e tepërt kontrollimi i fëmijëve se me çka shoqërohen në rrjete sociale, cilat rrjete sociale i frekuentojnë, cilat janë grupet që ata i frekuentojnë sepse ashtu siç e kemi potencuar disa herë, vazhdojmë ta potencojmë që tani rrjetet sociale përkatësisht teknologjia është vrasës i heshtur i shoqërisë tonë”, tha Musai.

Përderisa Ilir Havolli, kryetari i Shoqatave të Psikologëve të Kosovës dhe Shoqatës së Kosovës, kërkon që prindërit “të njohin” botën e fëmijëve, pasi kështu siç thotë ai, parandalohet rreziku, raporton EO.

“Ne qoftë si individ ose pjesë e kësaj shoqërie, qoftë edhe si bartës të familjeve, si bartës të roleve të caktuara që kemi në jetën shoqërore në jetën edukative, po flas si mësimdhënësit, profesorët gjithë stafet në përgjithësi, psikiatër, psikologët janë ata që më për së afërmi kanë të njohin botën e fëmijëve botën e të rinjve apo të ndjekin dinamikat zhvillimet brenda këtyre konglomerateve të ngjarjeve ose të fenomeneve të shumta me të cilat ne po ballafaqohemi, dhe në këtë arsyeje të kemi kujdestarët, të kemi përkujdesin ata profesionistët që kemi më të thirrur për çështjet e caktuara”, tha Havolli.

Youtube

Arkiva

Kategoritë