Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të dini për Intolerancën ndaj Glutenit dhe Sëmundjen e Celiakisë – Intervistë me Dr. Driton Shabani

Albina Selmanaj

Gluteni është një proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër, dhe disa individë përjetojnë intolerancë ndaj tij. Për të ofruar më shumë informacion rreth kësaj gjendjeje, Familja Jonë ka zhvilluar një intervistë me gastroenterologun e njohur, Dr. Driton Shabani.

Gjatë kësaj interviste, Dr. Shabani shpjegon në detaje diferencat midis sëmundjes së Celiakisë dhe intolerancës ndaj glutenit pa Celiaki. Ai ofron sqarime të qarta mbi procesin e diagnostikimit, ku përmenden testet serologjike, biopsitë nga zorra dymbëdhjetëgishtore dhe testet gjenetike. Për më tepër, Dr. Shabani thekson rëndësinë e një diete pa gluten për pacientët me Celiaki dhe ofron udhëzime për trajtimin e intolerancës ndaj glutenit.

Gjatë intervistës, Dr. Shabani ndan edhe këshilla të vlefshme për pacientët dhe familjarët e tyre, duke theksuar rëndësinë e një menaxhimi të kujdesshëm të dietës dhe suplementimit me vitamina dhe minerale për një cilësi më të mirë jetese.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë është intoleranca ndaj glutenit ?

Intoleranca në gluten paraqet një gjendje kur organizmi jonë nuk toleron glutenin , një protein e cila gjendet në grur,elb dhe thekër.

Janë 2 gjendje të intolerancës ndaj glutenit :

1.Sëmunda e Celiakisë e cila paraqet një çrregullim autoimun gjenetik me prani të antitrupave të cilët në kontakt me glutenin atakojnë mukozën e zorrëve të holla.

2.Intoleranca në gluten pa sëmundje të celiakise , gjendje ku kemi intolerancë në gluten pa teste pozitive të antitrupave , apo çrregullime autoimune .

Prevalenca për sëmundje të celiakisë është 1% e popullatës së SHBA -së ndërsa për intolrancën në gluten (jo celiak ) është 6 %. Llogaritet se 35% e popullatës përmbajnë gjene për sëmundje të celiakisë por vetëm një përqindje e vogël e zhvillojnë sëmundjen . Disa studime sugjerojn se ekspozimi ndaj disa viruseve mund të zhvilloj sëmundjen te këta persona me çrregullimke gjenetike.

Cilat janë simptomat më të zakonshme të intolerancës ndaj glutenit dhe sa kohë mund të kalojë para se një person të kuptojë se ka këtë intolerancë?

Simptomat gastrointestinale te personat me sëmundje të celiakisë dhe intolranceës ne gluten janë të ngjashme : fryerje barku , crregullim te funksionit të zorrëve , diarre , dhimbje barku .Dallimi ekziston se te personat Celiak kanë edhe çrregullime ekstragastrointestinale dmth mund të kenë edhe  simptoma tjera siq jane : Anemia , lodhja , kokëdhimbje , dhimbje e nyjeve, zvogëlimi I vitamiëns D dhe B12, Crregullime psikiatrike.

Si bëhet diagnostikimi i intolerancës ndaj glutenit? A ka teste specifike që ndihmojnë në identifikimin e kësaj gjendjeje?

Sëmundja e celiakisë diagnostifikohet përmes testeve serologjike dhe endoskopise ( gastroskopise ku mirret biopsy nga zorra dymbdhjet gishtore)

Testet serologjike të cilat realizohen për diagnostifikim të sëmundjes së Celiakise jane : imunoglobulina A ( tTG-TgA ) dhe B ( TtG-tgG ) ne transglutaminase indore, EMA -endomysial antibody -IgA , antigliadinat IgA dhe IgG!

Nëse testet serologjike na sugjerojn që pacienti mund të ketë sëmuindje të celiakisë , ateher realizojm edhe GAstroskopin me biopsy të duodenit .

Poashtu ekzistojn dhe testet gjenetike siq jane HLA-DQ2.5 ose HLA-DQ8.Rreth 95% e pacientëvë Celiak kanë gjenin HLA-DG 2.5 .

Nëse të gjitha testet rezultojn Negative por pacienti ende ka ankesa te intolerances ne gluten si fryerje barku , barkqitije , dhimbje barku atehër pacienti mund të themi se vuan nga intolerance ne gluten pa sëmundje të celiakisë .

Cilat janë efektet afatgjata të një diete me gluten për një person që është intolerant ndaj tij? A mund të ndikojë kjo në organet e tjera apo në sistemin imunitar?

Dieta pa gluten ka efekte pozitive dhe është e domosdoshme dhe është e vetmja terapi për pacientët me sëmuindje të Celiakise , por përveq efekteve positive , dieta pa gluten mund të qoj edhe në kapsllek sepse gluten përmban sasi të fibrave .Poashtu keta pacient mund te kene edhe  mungesë të disa vitsaminave B , hekurit dhe kaciumit te cilat gjinden ne gluten .Prandaj është e rendësishme që pacientët me sëmundje të celiakisë ta marrin edhe vitamina shtesë dhe konsumojn fibra perms pemëve dhe perimeve .

A mund të ndihmojnë disa ndryshime në stilin e jetesës ose trajtimet për të përmirësuar tolerancën ndaj glutenit me kalimin e kohës, apo intoleranca është një gjendje e përhershme?

Te pacientët me sëmundje te celiakisë dieta pa gluten duhet të  jetë  “life long “ e përhershme , një thërmi e glutenit mund të prodhojsimptoma .Pacientët intoleranc në gluten pa sëmundje te celiakisë kanë tolerance në gluten dhe simptoimat shpesh varen nga sasi e konsumimit të glutenit ,  frekuenca etj.Intensikteti in simptomave dhe kohëzgjatja variojn .Trajtimi është të reduktohet gluteni

Cilat janë ushqimet që njerëzit me intolerancë ndaj glutenit duhet t’i shmangin plotësisht, dhe a ka ushqime që mund të jenë të sigurta për ta në sasi të vogla?

Pacientat me intoleranc ne gluten me sëmundje te celiakise duhet t’I shmangin plotesisht ushqimet që permbajn gluten këtu hyjn : Prodhimet nga gruri : buka , makaronat , shpagetat, keksat,Fergesat e lyer ne mill, mish I konzervuar,perimet e përgatitur me miell,pudingu I zakonshëm , ëmbelsirat e pregatitur me miell ,supat me miell .

Ndërsa mund te konsumojn : Drithërat : Miell misri, mielli nga orizi, patatja ose soja si dhe prodhimet të tjera nga këto drithëra (pregaditja ëmbëlsirave ,pogaqja,kifle), Mishi:Mishi I kuq , I bardh , peshku,Qumështi dhe prodhimet e qumshtit nëse nuk shkaktojn problem si dhe ve,Të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve,Supat:me perime me sos domatesh , leng të mishit si dhe pavlaka,Embëlsirat :pudding nga orizi I bluar , mjalta, reqelnat , sytlijash,Pijet : cajnat e ndryshme , kakao , kafe etj .

Trajtimi I Celiakise është largim komplet nga gluteni gjatë tërë jetes ndersa te intolerance ne gluten (pa sëmundje te celiakisë) trajtimi nënkupton reduktimin e glutenit  ose karbohifdrateve  në dietë

Për personat me intolerancë ndaj glutenit, a është e mjaftueshme që të ndjekin një dietë pa gluten, apo duhet të bëjnë kujdes edhe për gjëra të tjera?

Pacientat me sëmundje te celiakisë dieta pa gluten është çelsi kryesor I terapisë por përveq kësaj këta persona duhet te kenë kujdesë edhe në marrjen  shtesë të vitaminave D , B12, zink ,hekur , fibra  kalcium te cilat mund ti marrin përmes perimeve shtese apo farave , arrave  ose suplementeve.

Pacientët me intolreancë në gulten pa sëmundje të celiakisë rekomandohet t’a reduktojn glutenin apo karbohidratet sepse këështu I lehtësojnë simptomat e tyre .

Youtube

Arkiva

Kategoritë