Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të konsumojë fëmija im sheqer?

Shumica prej nesh hanë shumë sheqer. Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që ne duhet të reduktojmë sasinë e sheqernave që konsumojmë. Por çfarë do të thotë saktësisht kjo?

American health association” pohon se për të mbrojtur fëmijët nga sëmundjet kardiovaskulare duhet evituar përdorimi i sheqerit deri në moshën 2-vjecare, si edhe duhet përdorur në mënyrë të moderuar deri në moshën 18-vjecare, konkretisht rreth 25 gr. në ditë.

Sheqeri konsiderohet prej kohësh si një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit dhe diabetit shkruan përnënat.al. Ju duhet të keni parasysh se kur flasim për sheqerin, nuk e kemi fjalën për atë që përmbajnë disa ushqime si për shembull frutat dhe qumështi, por për sheqerin që shtohen gjatë përgatitjes së tyre në shtëpi apo në proceset industriale (sakaroza, glukoza, fruktoza, mjalti dhe shurupët).

Sigurisht që mendja të shkon tek tortat, biskotat, akulloret dhe karamelet, por duhet të theksojmë se sheqeri është i pranishëm edhe në disa ushqime për të cilat ndoshta nuk kemi dyshuar ndonjëherë më parë. Të tille janë hamburgerat, paninet si edhe disa salca si ketchup-i, për të mos përmendur pijet me gaz, cajin e ftohtë, pijet energjike (një kanace përmban rreth 40 gr sheqer).

Sipas ekspertëve amerikanë sa më shumë sheqer të ketë në dietën e fëmijëve dhe adoleshentëve, aq më i madh do të jetë rreziku për tu shfaqur obeziteti tek fëmija, hipertensioni, të rritet niveli i yndyrës në gjak, të shfaqet diabeti etj. Mendohet gjithashtu se fëmijët të cilët konsumojnë shumë ushqime të pasura me sheqer të shtuar, konsumojnë më pak ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe drithëra integrale.

Dy rekomandimet kryesore të specialistëve amerikanë:

-Fëmijët deri në moshën 2 vjecare nuk kanë nevojë për sheqer, dhe aq më tepër të mësohen me shije të ëmbla. Pra përdorimi i sheqerit dhe mjaltit duhet të evitohet.

-Midis moshës 2 dhe 18 vjecare, fëmija nuk duhet të marrë më shumë se 25 gr sheqer në ditë. Ata mund të konsumojë rrallëherë ndonjë ëmbëlsirë dhe pije, sasia e të cilave nuk duhet të jetë më shumë se 1 në javë. Dieta e tyre duhet të jetë e pasur me fruta, perime, mish, peshk, drithëra integrale dhe prodhime qumështi me pak yndyrë.

Disa njerëz besojnë se dieta ndikon në sjelljen e fëmijës së tyre dhe se fëmijët kanë më shumë gjasa të jenë hiperaktivë kur hanë shumë sheqer.

Kjo është një temë shumë e debatuar, me shumë prindër që thonë se ajo që ha fëmija i tyre ndikon në mënyrë dramatike në sjelljen e tyre. Ndërsa nuk ka studime të publikuara për ta konfirmuar këtë dhe madje disa që e kundërshtojnë atë , ajo që ne dimë është se sheqeri çon në prishjen e dhëmbëve, shkaku më i zakonshëm i shtrimeve në spital në mesin e fëmijëve të moshës gjashtë deri në 10 vjeç në Angli. Pasoja është se shëndeti i dobët dentar mund të ndikojë në ndjekjen e shkollës, si dhe gjumin, ngrënien, të folurin dhe shoqërimin.

Sasia maksimale e marrjes ditore të sheqerit  sipas grupmoshës është si më poshtë:

  • Katër deri në gjashtë vjeç – 19 g (5 lugë çaji)
  • Shtatë deri në 10 vjeç – 24 g (6 lugë çaji)
  • Nga 11 vjeç – 30 g (7 lugë çaji)

Ku janë ‘të fshehura’sheqernat?

Biskotat, disa drithëra mëngjesi, salcat (përfshirë salcën e makaronave), ëmbëlsirat, çokollatat, ëmbëlsirat, pijet me gaz, smoothies dhe lëngjet e frutave konsiderohen të gjitha të pasura me sheqerna ‘të shtuara’. Pothuajse një e katërta e sheqernave ‘të shtuara’ në dietën e fëmijëve tanë vijnë nga pijet me sheqer, nuk është për t’u habitur kur një kanaçe e vetme me pije të zakonshme me gaz mund të përmbajë deri në 9 lugë sheqer.

Si mund ta dalloj nëse një produkt është i pasur me sheqer?

Në mënyrë që të identifikoni produktet që janë të pasura me sheqer, do t’ju duhet të bëheni të ditur për etiketat. Shifrat që shihni në një etiketë ushqyese përfaqësojnë sheqerin total, kështu që kjo përfshin sheqernat e shtuara  si dhe ato që gjenden natyrshëm në ushqim.

Ja çfarë duhet të kërkoni:

E lartë: më shumë se 22,5 g sheqerna totale për 100 g

E ulët: 5 g ose më pak sheqerna totale për 100 g

Youtube

Arkiva

Kategoritë