Çfarë është PrEP?
Parandalimi para ekspozimit (PrEP) është një strategji parandaluese që përfshin marrjen e barnave antiretrovirale nga persona HIV-negativ me rrezikshmëri të lartë, për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e infektimit me HIV.
PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV përmes marrëdhënieve seksuale rreth 99% të rasteve, kur merret në mënyrë të rregullt dhe siç është e rekomanduar.
PrEP zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV nga injektimi i drogave rreth 74% të rasteve.
PrEP është më efektiv kur merret rregullisht, por nëse humben doza është më pak efektiv. PrEP mbron vetëm nga HIV, prandaj përdorimi i kondomëve është ende thelbësor për të parandaluar infeksione tjera seksuale (IST) dhe për mbrojtje të shtuar, nëse PrEP nuk merret siç duhet.