Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm i Pejës pranon një donacion prej 30 shtretërish për pacientë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka pranuar si donacion prej 30 shtretërish për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet e trajtimit.

Këtë lajm spitali e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar donatorët për kontributin e tyre.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shprehur mirënjohje të thellë dhe vlerësim të madh për këtë akt bujarie, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

“Falënderojmë nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe shtetin zviceran për këtë donacion të vyer, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për pacientët tanë dhe në krijimin e një mjedisi më të mirë shëndetësor për të gjithë”, thuhet ne njoftim.

Donacioni erdhi si rezultat i iniciativës së famullitarit të kishës katolike “Shën Katarina” në Pejë, Don Lorenci Sopi, i cili pas një bisede me drejtorin ekzekutiv të spitalit, Fazli Shala, siguroi mbështetjen e Daniel Thomasit dhe shtetit zviceran.

Youtube

Arkiva

Kategoritë