Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Maskat “magjike” për rigjallërimin e fytyrës

Janë të shumta vajzat dhe gratë që përpiqen të trajtojnë lëkurën  e fytyrës me maskat ​​”magjike”, të cilat kryesisht gjenden në farmaci. Por, jo rrallë herë ato janë në dilemë se cilën prej tyre të zgjedhin!

Revista “Mirror” sygjeron disa prej llojeve të maskave që specialistët e estetikës rekomandojnë për trajtimin e fytyrës në kushtet e shtëpisë. Këto nuk janë kura afatgjata për problemet serioze të lëkurës, por kur keni nevojë për një rigjallërim dhe pastrim të fytyrës, ato mund ta bëjnë në një kohë shumë të shkurtër.

Për një shkëlqim të bukur të fytyrës, maska “Exfoliating”
Pastron dhe heq pa dhimbje qelizat e vdekura të lëkurës tuaj,duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e shëndetshme. Kjo maskë përbëhet nga hi vullkanik , i cili ka veti pastruese në sipërfaqe dhe enzimat e ananasit depërtojnë më thellë në lëkurë. Kur aplikohet në fytyrë, acidi Kojic fillon të zhduk menjëherë njollat e errëta. Kjo maskë rekomandohet të përdoret dy herë në javë dhe ju do të mund të shihni ndryshimin shumë shpejt .


Janë të shumta vajzat dhe gratë që përpiqen të trajtojnë lëkurën  e fytyrës me maskat ​​”magjike”, të cilat kryesisht gjenden në farmaci. Por, jo rrallë herë ato janë në dilemë se cilën prej tyre të zgjedhin…!
Revista “Mirroronlione” sygjeron disa prej llojeve të maskave që specialistët e estetikës rekomandojnë për trajtimin e fytyrës në kushtet e shtëpisë. Këto nuk janë kura afatgjata për problemet serioze të lëkurës, por kur keni nevojë për një rigjallërim dhe pastrim të fytyrës, ato mund ta bëjnë në një kohë shumë të shkurtër.

Maska “Temporary Lifting“
Kjo maskë e trashë ngjyrë rozë përbëhet nga e bardha e vezës, e cila forcon dhe shkëlqen fytyrën si dhe i bën poret të duken më të vogla. Është e përsosur para një mbrëmje apo “party”  sepse të krijon një fytyrë të qetë, të qartë dhe grimi i fytyrës duket bukur dhe natyral.


Maska pastruese “Fresh Purifying Treatment”
Shumica e maskave janë krijuar për të pastruar fytyrën dhe nxjerr papastërtitë. Kjo, teknikisht nuk është një maskë, por ju mund ta përdorni si të tillë. Ajo aplikohet e lagur, hapet në zonat e acaruara të fytyrës dhe lihet të thahet. Më pas shplani fytyrën dhe ndryshimi do të jetë mjaft i dukshëm.

Maska pastruese dhe rrezatuese me baltë ngjyrë rozë “Radiant Mask with Pink Clay”
Në vend që të mbuloni fytyrën me ton e grim për një seancë të shpejtë pesë minutshe, kjo maskë qetëson çdo lloj acarimi, qoftë nga një puçërr ose një skuqje të lëkurës ose njollat errëta.


Maska “Mushroom Skin Relief”
E bukur dhe e butë në të prekur, kjo maskë pakëson skuqjet e fytyrës. Rekomandohet të mbahet për 10 minuta.

Maska “Moisture”
Një nga problemet e stinës së dimrit është se si të mbash lëkurën larg thatësirës. Kjo maskë është në formë xhelatine e ftohtë, e cila rrëshqet lehtë dhe e mban fytyrën tuaj të hidratuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë