Endokrinologët e Kosovës tashmë janë bërë pjesë e Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë.
Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë (ESE) ka njoftuar se e ka pranuar Asociacionin e Kosovës të Diabetologëve dhe Endokrinologëve (KAED), si një shoqatë partnere nacionale, shkruan Gazeta Shneta.
ESE ka njoftuar poashtu se endokrinologët e Kosovës do të bashkohen edhe në Këshillin e Shoqatave në kuadër të ESE-së, një forum ky i krijuar në vitin 2013 në mes të ESE dhe shoqatave evropiane për të punuar bashkë dhe për të promovuar endokrinologjinë.
“Si pjesë e rrjetit tonë bashkëpunues global, mbështetja e KAED do të rrisë dukshmërinë e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit endokrin, si dhe do të rrisë profilin e endokrinologjisë në një skenë ndërkombëtare. Mirë se vini! Përmendje e veçantë për Bardhyl Gashin, Luan Gola dhe Merita Emini-Sadikun që do të përfaqëojnë KAED-in”, thuhet në njoftimin e ESE-së.